Më shumë se 30 dijetarë myslimanë do të jenë të disponueshëm gjatë gjithë kohës në Mesxhid Al-Haram, në Mekë, për t'iu përgjigjur pyetjeve të besimtarëve në lidhje me kryerjen e saktë të ritualeve të Umres dhe dhënien e fetvave përkatëse.
Hapi për të siguruar që ritualet e Umres të zhvillohen sipas Sheriatit është pjesë e përpjekjeve për intensifikimin e përgatitjeve për muajin e shenjtë të Ramazanit, mbi të cilat Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta po punon aktualisht.
Të interesuarit mund të kërkojnë këshilla nga dijetarët myslimanë në Xhaminë Al-Haram në shtatë gjuhë
Në një intervistë për Arab News, Sheikh Badr bin Abdullah Al-Furaih, zëvendës president për çështjet udhëzuese, tha se te këta dijetarë mund të arrihet lehtësisht pasi ata janë të disponueshëm në shtatë pika brenda Xhamisë së Madhe.
Rezidenca pritet të shtojë numrin e këtyre dijetarëve gjatë Ramazanit. Bëhet e ditur se këta studiues do të punojnë në katër turne, me katër orë pune për secilin.
Gjithashtu, të interesuarit mund të kërkojnë këshilla edhe përmes telefonit, pa pagesë
Në tremujorin e parë të vitit 2021, më shumë se 23,000 vizitorë përfituan nga shërbimet e programit “Ne ju udhëzojmë në gjuhën tuaj”, i cili është i vendosur në shtatë lokacione brenda xhamisë.
Vizitorët që flasin jo arabisht nuk duhet të shqetësohen për pengesën gjuhësore pasi Presidenca ka rekrutuar përkthyes për të ndihmuar në trajtimin e pyetjeve.
Al-Furaih shpjegoi se do të ishin 12 përkthyes të gatshëm për t'i udhëhequr pelegrinët dhe vizitorët e Umres në Xhaminë e Madhe dhe për t'i udhëzuar ata gjatë ritualeve të tyre.
Në sa gjuhë do t'u përgjigjen pyetjeve këta studiues?
Këshillat do të jenë të disponueshme në shtatë gjuhë: Anglisht, Urdu, Persisht, Frëngjisht, Turqisht, Husan dhe Bengalisht.
Vizitorët mund të zgjedhin midis këtyre gjuhëve kur përdorin një robot ose numra pa pagesë për të kërkuar fetva ose udhëzime.
Kur u pyet se cilën nga katër shkollat sunite të jurisprudencës islame do të ndiqnin këta dijetarë në fetvat dhe udhëzimet e tyre, Al-Furaih u përgjigj se dijetarët do të jepnin përgjigje të bazuara në Kuran dhe Sunet dhe në pikëpamjet e dijetarëve (klerikëve) të shquar muslimanë.
Ai shtoi se në dhënien e fetvave dhe udhëzimeve të tyre, këta dijetarë llogarisin në fetvatë e nxjerra nga Komiteti i Përhershëm për Ifta.