Autoritetet saudite edhe më tej i ndalojnë restorantet që të shërbejnë ushqim gjatë orëve të agjërimit të Ramazanit.
Një letër e cili së fundmi ka qarkulluar në internet bëri bujë në rrjetet sociale. Aty thuhet se këtë vit restoranteve në Arabinë Saudite do t’u lejohet të shërbejnë ushqim gjatë orëve të agjërimit në Ramazan. Sipas saj, restorantet mund të vazhdojnë t'u shesin ushqime të huajve ose turistëve për aq kohë sa vendosin perde ose mbulesa.
Autoritetet saudite ndërmorën menjëherë hapa seriozë për t'iu përgjigjur letrës dhe për të shmangur konfuzionin e krijuar. Këshilli i Dhomave Saudite tha se letra jep pretendime të rreme, madje e quajti atë një "letër false".
Arabia Saudite mohon që restoranteve do t’u lejohet të punojnë dhe t’u shërbejnë ushqim të huajve ose turistëve gjatë periudhës së agjërimit të Ramazanit.
Të mërkurën, Këshilli i bëri thirrje publikut që të mos u besohet lajmeve të rreme që qarkullojnë në internet. Këshilli tha se çdo vendim do të publikohet vetëm në faqen e saj zyrtare dhe në media sociale.
Restorantet në Saudi zakonisht lejohen të funksionojnë vetëm disa orë para kohës së iftarit për të shërbyer ushqime me vete.
Vitin e kaluar, autoritetet madje vendosën protokolle të reja për mekanizmat e paketimit të restoranteve dhe dërgimin e porosive me vete, duke vendosur sisteme të shpërndarjes me makinë, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ramazani bie në muajin e nëntë të kalendarit islamik, i cili besohet të jetë një nga muajt më të shenjtë në të cilin Pejgamberi, Muhamedi a.s., pranoi shpalljen e Kuranit të Shenjtë. Gjatë Ramazanit, muslimanët në mbarë botën do të agjërojnë nga lindja e deri në perëndim të diellit çdo ditë gjatë gjithë muajit.
Ramazanin e kaluar, Dubai u lejoi restoranteve t'u shërbejnë klientëve gjatë orarit të agjërimit të Ramazanit duke mos u fshehur nga publiku. Në vitet e mëparshme, restoranteve u është dhënë leja për të shërbyer ushqim gjatë orëve të agjërimit, por u kërkohej që t’i fshehin klientët e tyre nga sytë e publikut.