Lojtari i Arsenalit dhe i Kombëtares së Ganës, Thomas Partey raportohet se është konvertuar në Islam.
Media të shumta angleze zbuluan se Partey ka studiuar fenë për muaj të tërë para se të bënte zyrtarisht shehadetin (betimin) në ditët e fundit.
Lajmi është postuar në Twitter nga gazetari i sportistit Conner Humm, i cili e ka uruar futbollistin për këtë hap të madh.
“Thomas Partey është konvertuar në Islam. Urime, @Thomaspartey22!”
Sports Brief gjithashtu ndau lajmin pasi zbuloi disa foto të ceremonisë në Reddit, duke shtuar se pavarësisht se arsyeja e konvertimit të tij nuk është konfirmuar ende, "u zbulua se Partey po takohet me një marokene, e cila mund të qëndronte pas vendimit të tij, të konvertohet.”
Mesazhet dashamirëse që i urojnë një fillim të mbarë futbollistit filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.
“Elhamdulilah. Allahu ju udhëzoftë për një jetë më të mirë,” tha një përdorues.
“Urime Thomas, shpresoj të gjesh paqe në fenë tënde të re. Islami është i mrekullueshëm, edhe pse unë jam i krishterë, por e di që ne të gjithë duam të jetojmë një jetë të mirë, të afrohemi më shumë me Zotin dhe të ndihmojmë njerëzit”, ka shkruar një tjetër.
Një i tretë shtoi : “Ma sha Allah vëlla… Dhe meqë nuk do të pish më alkool, lojtari i sezonit po vjen!”
Partey nuk ka bërë ende një deklaratë publike për këtë çështje, por ne shpresojmë që lajmi të konfirmohet sa më shpejtë.
Mesfushori njëzet e tetë vjeçar i Arsenalit ishte në aksion të dielën në stadiumin Emirates ku skuadra mposhti Leicester Cityn 2-0. Ai gjithashtu u shpall lojtari i muajit muajin e kaluar për përpjekjet e tij në fushë.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/foigsk4xma4t6-y_1647950414.jpg[/IMG]