Hekuri është një nga elementet e theksuara në Kur’an. Në Suren Hadid, që dmth Hekur, ne jemi të informuar:

“Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz…” (Kur'an, 57:25)

Fjala "anzalna," e përkthyer si “zbritur” dhe e përdorur në ajet për hekurin, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri është dhënë që njerëzimi të përfitoj. Por, kur marrim parasysh kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, që është, "zbritje fizike nga qielli", si në rastin e shiut apo rrezeve të Diellit, ne kuptojmë se ky ajet përfshin një mrekulli shkencore shumë të rëndësishme. Kjo, sepse gjetjet moderne astronomike kanë zbuluar se hekuri që gjendet në botën tonë ka ardhur nga yjet gjigante në hapësirën kozmike. (1)

Jo vetëm hekuri në tokë por edhe hekuri në të gjithë Sistemin Diellor vjen nga hapësira e jashtme, pasi që temperatura në Diell është e papërshtatshme për formimin e hekurit. Dielli ka temperaturën e sipërfaqes prej 6,000 gradë Celzius, dhe temperaturën e bërthamës prej rreth 20 milion gradë Celzius. Hekuri mund të prodhohet vetëm në yje shumë më të mëdha se Dielli, ku temperatura arrin në disa qindra milion gradë Celzius. Kur sasia e hekurit tejkalon një nivel të caktuar në një yll, ylli nuk mund ta mban më tej, dhe përfundimisht shpërthen në atë që quhet “nova” ose “supernova”. Këto shpërthime i mundësojnë hekurit të hidhet në hapësirë. (2)

Një burim shkencor ofron informacionin vijues mbi këtë temë: Ka gjithashtu dëshmi për raste të supernovave më të vjetra: Nivelet e ngritura të hekurit-60 në fundet e thella të detërave janë shpjeguar si shenja se një shpërthim supernove ka ndodhur brenda 90 vitë drite të diellit, rreth 5 milion vite më parë. Hekuri-60 është një izotop radioaktiv i hekurit, i formuar në shpërthimet e supernovas, i cili kalbet në një gjysmë jetë prej 1.5 milion vitesh. Një prani e shtuar e këtij izotopi në një shtresë gjeologjike tregon nukleosintezën e fundit të elementeve që janë afër në hapësirë dhe transportin e tyre të mëtejshëm në tokë (ndoshta si pjesë e grimcave të pluhurit). (3)

Surja " Hadid" është e 57-ta në Kur’an. Vlera numerike e fjalës “al-Hadid” në Arabisht është 57. Vlera numerike e vetëm “hadid” është 26. Siç mund të shihet nga tabela periodike anash, 26 është numri i atomit të hekurit. Me ajetin e shpallur në Suren Hadid, Allahu i Plotëfuqishëm tregon se si është formuar hekuri, dhe me kodin matematikor që përmban ajeti Ai na zbulon një mrekulli shkencore.

E gjithë kjo tregon se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është bartur nga Supernovat, dhe është “zbritur”, siç shpallet në ajet. Është e qartë se ky fakt nuk mund të ketë qenë i njohur në shekullin e 7-të, kur u shpall Kur’ani. Megjithatë, ky fakt është i rrëfyer në Kur’an, Fjala e Allahut, i Cili përfshinë çdo send në dijen e Tij të pafund.

Astronomia ka zbuluar gjithashtu se edhe elemente tjera janë formuar jashtë Tokës. Në shprehjen “Ne e kemi zbritur edhe hekurin” në ajet, fjala “edhe” mund të jetë duke iu referuar atij nocioni. Megjithatë, fakti që ajeti përmend në mënyrë specifike hekurin është mjaft befasues, duke marrë parasysh se këto zbulime janë bërë tek në fund të shekullit 20. Në librin e tij Nature’s Destiny (Fati i Natyrës), mikrobiologjisti i njohur Michael Denton thekson rëndësinë e hekurit:

Nga të gjitha metalet asnjë nuk është më i nevojshëm për jetën se hekuri. Është grumbullimi i hekurit në qendrën e një ylli që shkakton një shpërthim supernove dhe shpërndarjen pasuese të atomeve jetike për jetën në të gjithë kozmosin. Ishte tërheqja nga graviteti e atomeve të hekurit në qendrën e tokës së hershme që gjeneronte ngrohje që shkaktoi diferencimin kimik fillestar të tokës, gazifikimin e atmosferës së hershme, dhe së fundi formimin e hidrosferës. Është hekuri I shkrirë në qendër të tokës I cili, duke vepruar si një dinamo gjigante, gjeneron fushën magnetike të tokës, e cila nga ana tjetër formon zonat e rrezatimit Van Allen që mbrojnë sipërfaqen e tokës nga rrezatimet depërtuese kozmike me energji të lartë dhe e ruajnë shtresën shumë të rëndësishme të ozonit nga shkatërrimet e rrezeve kozmike...

Pa atomin e hekurit, në kozmos nuk do të kishte jetë të bazuar në karbon; pa supernova, pa ngrohje të tokës primitive, pa atmosferë ose hidrosferë. Nuk do të kishte fushë magnetike mbrojtëse, as zona rrezatimi Van Allen, as shtresë ozoni, as metal që do formonte hemoglobinën (në gjakun e njeriut), as metal për të zbutur reaktivitetin e oksigjenit dhe as metabolizëm oksidues. Marrëdhënia e ngushtë dhe intriguese ndërmjet jetës dhe hekurit, ndërmjet ngjyrës së kuqe të gjakut dhe vdekjes së ndonjë ylli të largët, jo vetëm që tregon rëndësinë e metaleve për biologjinë por gjithashtu edhe biocentrikën e gjithësisë...(4)

Kjo llogari qartë tregon rëndësinë e atomit të hekurit për jetën. Fakti se një vëmendje e veçantë i tregohet hekurit në Kur’an gjithashtu thekson rëndësinë e këtij elementi. Përveç kësaj, ka një tjetër të vërtetë të fshehur në Kur’an që tërheq vëmendjen për rëndësinë e hekurit: Surja Hadid 25, që i referohet hekurit, përmban dy kode mjaft interesante matematikore.

Surja " Hadid" është e 57-ta në Kur’an. Abjad e fjalës “Al-Hadid” në Arabisht, kur vlerat numerologjike të shkronjave të saj mbledhen, është gjithashtu 57. (Për llogaritjet abjad shih pjesën mbi Llogaritjet Numerologjike (Abjad) në Kur’an)

Vlera numerologjike e fjalës “hadid” është 26. Dhe, 26 është numri atomik i hekurit.

Për më tepër, grimcat e oksidit të hekurit janë përdorur në një trajtim të kancerit në muajt e fundit dhe janë vënë re zhvillime pozitive. Një ekip i udhëhequr nga Dr. Andreas Jordan, në spitalin me famë botërore Charité Hospital në Gjermani, pati sukses në shkatërrimin e qelizave kanceroze me këtë teknikë të re të zhvilluar për trajtimin e kancerit – lëngu magnetik hipotermia (lëng magnetik me temperaturë të lartë). Si rezultat i kësaj teknike, e përdorur së pari herë në 26 vjeçarin Nikolaus H., nuk janë vërejtur qeliza të kancerit te pacienti në tre muajt vijues.


Kjo metodë e mjekimit mund të përmblidhet si më poshtë:

1. Një lëng që përmban grimca oksidi të hekurit injektohet në tumor me anë të një shiringe të posaqme. Këto grimca përhapen në tërë qelizat e tumorit. Ky lëng përbëhet nga mijëra miliona grimca, 1.000 herë më të vogla se grimcat e kuqe të gjakut, të oksidit të hekurit në 1 cm3 që mund të rrjedh lehtësisht nëpër të gjitha enët e gjakut.(5)

2. Pacienti më pastaj vendoset ne një makinë me një fushë të fuqishme magnetike.

3. Kjo fushë magnetike, e aplikuar jashtë, fillon të vë në lëvizje grimcat e hekurit në tumor. Gjatë kësaj kohe temperatura në tumorin që përmban grimcat e oksidit të hekurit ngritet deri në 45 gradë Celzius. Në pak minuta qelizat e kancerit, të paafta për të mbrojtur veten nga nxehtësia, janë dobësuar ose shkatërruar. Tumori pastaj mund të çrrënjoset tërësisht me kemoterapi pasuese. (6)

Në këtë mjekim janë vetëm qelizat kanceroze që ndikohen nga fusha magnetike, sepse vetëm ato përmbajnë grimcat e oksidit të hekurit. Përhapja e kësaj teknike është një zhvillim i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje potencialisht vdekjeprurëse. Në trajtimin e një sëmundje aq të përhapur sikurse kanceri, përdorimi i shprehjes “hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz” (Kur’an, 57:25) në Kuran është veçanërisht i rëndësishëm. Vërtetë, në këtë ajet, Kur’ani ndodh të jetë duke treguar përfitimet e hekurit për shëndetin e njeriut (Allahu e di më së miri).



---------------------------
(1). Kazi, 130 Evident Miracles in the Qur’an, 110-111; and www.wamy.co.uk/announcements3.html, from Prof. Zighloul Raghib El-Naggar’s speech
(2). Ibid.
(3). Priscilla Frisch, “The Galactic Environment of the Sun,” American Scientist, January-February 2000, www.americanscientist.org/template/AssetDetail/assetid/21173?fulltext=true
(4). Michael J. Denton, Nature’s Destiny (The Free Press: 1998), 198.
(5). www.inm-gmbh.de/cgi-bin/frame/frameloader.pl?sprache=en&url=http://www.inm-gmbh.de/htdocs/technologien/highlights/highlights_en.htm.
(6). "Nanotechnology successfully helps cancer therapies," IIC Fast Track, Nanotech News from Eastern Germany, Industrial Investment Council, October 2003;www.iic.de/uploads/media/NANO_FT_Nov2003_01.pdf


Artikulli radhës
Të gjykosh të tjerët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)