Myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Safi Arpagus qëndroi në Kosovë


Në kuadër të bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës me Dijanetin turk, Myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Safi Arpagu?, ka realizuar një vizitë dy ditore në Kosovë me ç’rast në organizim të Këshillave të Bashkësisë Islame në Prizren e Mitrovicë shtroi iftar për besimtarët, ku përveç strukturave të këshillave të BI,

udhëheqësve të komunave, morën pjesë edhe shumë qytetarë dhe personalitete nga jeta kulturore e publike.
Në këtë vizitë Myftiu i Stambollit shoqërohej edhe nga myezinët e xhamisë “Aja Sofia”, të cilit me zërat e tyre të mrekullueshëm me lexim nga Kurani e salavate sollën atmosferën e xhamisë së Aja Sofias në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Myftiun e Stambollit e shoqëroi kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1651055772.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip