Në fshatin Vrapçiç të komunës së Gjilanit, me lexim të Kurani dhe tekbire u vu gurthemeli i xhamisë së fshatit.
Në vënien e gurthemelit të xhamisë morën pjesë banorët e fshatit Vrapçiç, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, bashkë me zyrtarët e administratës dhe disa imamë.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili i në fjalën e tij i uroi besimtarët fillimisht për natën e Kadrit, si dhe i uroi dhe përgëzoi banorët për nisjen e punimeve të ndërtimit të xhamisë në Vrapçiç.
"Kjo vendoshmëri dhe ky vullnet për të ndërtuar xhami është dëshmia më e mirë në vepër dhe treguesi më i mirë i forcës së besimit tuaj në Zotin Fuqiplotë, ngase Zoti në Kuranin fisnik na mëson se xhami ndërtojnë vetëm besimtarët që besojnë në Zotin dhe ditën e fundit", theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.
Xhamia e fashtit Vrapçiç do të ndërtohet nga donacionet e besimtarëve vullnetmirë të fshatit Vrapçiç ne koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/279322794_50551_1651137350.jpg[/IMG]