Kaptina en Nisa’ë është kapti në medinase, e zbritur pas asaj el Mumtehine. Numëron gjithsej 186 ajete, kurse është e katërta në Kuran sipas radhitjes, pas asaj Ali Imran.
Peshorja e forcës
Qëllimet esenciale në të cilat janë përqendruar ajetet dhe domethëniet e kësaj kaptine, janë drejtësia dhe mëshira, ato janë peshorja e fuqisë në shoqëri dhe e stabilitetit të të dobëtëve. Nëse myslimani është mëkëmbës në tokë, dhe që të jetë stabil me programin hyjnor, është e domosdoshme për këtë mëkëmbësi që përgjegjësi, i pari i myslimanëve të jetë i drejtë me njerëzit, që të mos shkelë të drejtat e të dobëtëve, të jetë i mëshirshëm ndaj tyre deri në atë masë, sa të ndiejë dhimbjet e atyre që janë të privuar nga të drejtat. Këto janë synimet e kaptinës, ku pothuaj në çdo ajet a faqe shtjellohen tema të tilla.
Interesimi ynë për të dobëtit
Kaptina shtjellon të drejtat e të dobëtëve në shoqërinë myslimane. Flet për jetimët, të mjerët, skllevërit, shërbëtorët, trashëgiminë, dhe në veçanti flet për gra të, për të varfrit dhe udhëtarin, për prindërit të shtyrë në moshë, për jomyslimanët në shoqëritë myslimane. Myslimanit ia sqaron se si të veprojë me këto grupe njerëzish, duke i dhënë çdonjërit të drejtën që i takon. Mbase kjo kaptinë edhe mund të quhet kaptinë e drejtësisë dhe mëshirës.
Së pari, me familjen tënde
Pse është emërtuar kjo kaptinë en Nisa (Gratë), kur dihet se në këtë kaptinë shtjellohen edhe shumë çështje të tjera që nuk kanë të bëjnë me gratë!
Është emërtuar kështu për arsye se, nëse arrin të jesh i drejtë me gruan, fëmijët dhe familjen tënde, atëherë do të jesh i drejtë edhe jashtë shtëpisë. Sikur do të thotë se, nëse je i besueshëm me familjen tënde, dhe sidomos me gruan tënde, atëherë do të të bëjmë të besueshëm edhe tek njerëzit e tjerë jashtë shtëpisë, sepse ti e meriton këtë.
Është quajtur kaptina en Nisa (Gratë), sepse më këtë emër do të peshojë drejtësinë dhe mëshirën e myslimanëve.
Duke u nisur nga ky prizëm, si mund të jetë e pranueshme ideja se Islami e shtyp gruan!
Allahu xh.sh. ka zbritur një kaptinë në Kuran me emrin e grave në mbrojtje të drejtësisë dhe mëshirës, dhe kështu Islami është superior për sa i përket respektimit të të drejtave të gruas nëpër të gjitha kohët e historisë njerëzore.
Porosia e Kuranit
Çdo kaptinë në Kuran tek ti sjell një porosi të drejtpërdrejtë që duhet praktikuar menjëherë. Kaptina en Nisa (Gratë) porositë të jesh i drejtë me gruan, nënën, fëmijët, familjen tënde. Çdo kush që e lexon, duhet të vendosë që të jetë i drejtë dhe i mëshirshëm brenda shtëpisë apo edhe jashtë saj, në mënyrë që të përfitojë të mira nga leximi i saj.
Shtylla e pushtetit
Në çdo ajet nga kaptina en Nisa mund të gjesh ku përmendet drejtësia dhe mëshira, apo ndonjë nga llojet e të dobëtëve, Allahu i Lartësuar thotë: ”O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe, kini frikë Allahun me emrin e të Cilit përbetoheni, ruani farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.”
Allahu xh.sh. do të thotë se esenca juaj është e njëjtë, atëherë si t’i bëni të padrejtë njëri tjetrit, apo si të dëmtoni njeri tjetrin. Pejgamberi a.s. thotë: “Gratë janë nga lloji i njëjtë i burrave.”(1)
Në kaptinën el Maideh Allahu xh.sh. i fton besimtarët që t’i ruajnë marrë veshjet dhe premtimet e tyre, kurse këtu Zoti i fton të gjithë njerëzit që të jenë të drejtë, sepse të gjithë popujt janë të ftuar për drejtësi? që pushteti të jetë stabil, drejtësia është bazë e pushtetit, njerëzit më meritorë për këtë janë myslimanët për kryerjen e misionit të mëkëmbësisë në tokë.
Nuk i djeg zjarri
Në ajetin e dytë: “Bonjakëve jepuni pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh.” na tërhiqet vërejtja për padrejtësinë ndaj jetimëve apo marrjen e pasurisë së tyre. Pas kësaj thuhet: “Grave jepuni dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë...” dhurata e martesës është e drejtë e gruas dhe askush nuk ka të drejtë të (keq)përdorë atë dhuratë pa lejen e saj. Më pastaj ajetet vazhdojnë të përmendin jetimët dhe të dobëtit “...e ata ushqeni nga ajo, vishini dhe u thoni fjalë të mira.” “Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni tek ta pjekuri, atëherë dorëzoju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke e shkapërderdhur dhe duke shpejtuar para se të rriten ata...” Kësisoj, vazhdimisht mund të gjesh kërkesën për drejtësi dhe mëshirë, në veçanti ndaj pasurisë së jetimëve, marrja e pasurisë së të cilëve është zjarr në barqe, siç ka thënë i Dërguari: “Ç ‘fitohet nga harami, zjarri është më i merituar për të.”(2)
Ruaji ata me këto të dyja
Nëse njeriu lë pas vetes pasardhës të dobët dhe druan nga varfëria e tyre dhe humbja e pasurisë së tyre, si t’i ruajë ata gjatë jetës së tij? Në ajetin e nëntë të kaptinës: “Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vetes pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen Allahut (dënimit të Tij) dhe le t’u thonë (jetimëve) fjalë prindërore.” Dije se ruajtja e pasardhësve bëhet me drejtësi, mëshirë dhe largim nga padrejtësia. Allahu xh.xh. thotë :” Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehenemit.“
Zgjidh për vete
Ajetet në vazhdim sqarojnë normat mbi trashëgiminë, duke ia dhënë të drejtën e trashëgimit si gruas ashtu edhe burrit: “Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë...” Vazhdojnë ajetet duke u përqendruar tek mëshira dhe drejtësia ndaj të dobëtit derisa përmendet: “Këto janë (dispozita) të caktuara prej Allahut. Kush i bindet Allahut, (urdhrave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në Xhenet nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.” Ky është shpërblimi për atë që respekton, vepron me të drejtën dhe mëshiron.“ Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë.” Atëherë, cilën po zgjedh për vete? Shpëtimin e madh apo dëmin e dhimbshëm në Xhehenem!
Kujdes nga ajo që prish marrëveshjen
Ajetet në vijim paraqesin drejtësinë me gratë: ”O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që jua keni dhënë, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Bëni jetë të mirë me to...” Këtu nuk është qëllimi vetëm për kontaktin intim, që të jetë i mirë me to, por edhe heqja e mundimeve për to.
“Nëse i urreni, bëni durim, sepse ndodh që Allahu të japë shumë të mira për një send që ju urreni. Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë një shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do ta merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore? Dhe si mund ta merrni atë kur jeni bashkuar me njeri tjetrin (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?” kjo është lidhja bashkëshortore. Të gjitha format e padrejtësisë, dhimbjes, mërzi së, përbëjnë thyerje të kësaj lidhjeje (marrëveshjeje). Të kesh kujdes, se thyerja e marrëveshjes së madhe ndëshkohet me dënim të madh!
Gruan e ka nderuar Islami
Përgjatë historisë njerëzore ndaj gruas është ushtruar shumë dhunë, derisa zbriti libri i fundit hyjnor dhe i ktheu nderin dhe respektin. Kësisoj zbriti tek njerëzit kaptina en Nisa, në shenjë nderimi për atë dhe për të tërhequr e vë mendjes ndaj shkeljes së të drejtave të saj. Ajetet japin shenja lidhur me atë që dëshiron të martohet me ndonjë femër, i cili duhet të plotësojë kushtin të marrë leje nga kujdestari i saj. Edhe në Kuran përmendet kujdestari dhe dhurata si shenjë mirësjelljeje ndaj saj. ”Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotëve ( kujdestarët) të tyre...”? pastaj: “..dhe jepuni kurorën në mënyrë të drejtë...“? pastaj ajeti që drejtohet gruas: “...(zgjidhni) të ndershme e jo prostituta të ditura apo të fshehta...“. Kjo do të thotë mjerë për ty, nëse ke ndonjë shok, të dashur apo jaran!! Pse ?! Sepse kjo kaptinë flet për mëshirën dhe, për shkak të mëshirës ndaj saj, që ajo të mos ketë ndonjë të dashur, në mënyrë që të thyhet ajo në zemër dhe t’i prishë asaj të ardhmen.
Jo tolerancë e tepërt, por jo edhe ekstremizëm pa kufi
Më pas theksohen parimet me të cilat ndërtohet drejtësia përbrenda familjes, respektimi i të drejtave të gruas dhe më shira ndaj saj, që nuk do të thotë tolerancë e tepruar, e cila shpie tek ndërrimi i rolit të bashkëshortëve, nuk do të thotë pengesë që mbjell urrejtje. Fillon duke theksuar nga parimet që sjellin kënaqësi bashkëshortore, përgjegjësia e burrit dhe roli i tij në shtëpi: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All--llahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, nga fakti që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës...”? pastaj u thuhet burrave: ”E ato për kryelartësinë e të cilave keni drojë, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atë herë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.“ Drejtësia nuk mund të jetë veçse me këtë rregull, dhe rrahja duhet të jetë jo lënduese, që nuk lë gjurmë, nuk sjell dhimbje për aq sa duhet të ndiejë dhembje për gabimin e bërë.
Mos i bëj vetes të padrejtë
Ajetet i kthehen edhe njëherë drejtësisë: “Adhurojeni All-llahun e mos I shoqëroni asnjë send...”, sepse shirku është padrejtësi e madhe? “..silluni mirë ndaj prindërve...” kjo është mëshirë “...ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqinjit të afërt, ndaj fqinjit të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet...“. Padrejtësia e njeriut, shirku, kufri (mosbesimi) apo shkelja e të drejtave të të tjerëve, fillimisht do të bien mbi veten e tij. Si mundet që njeriu të përparojë kur Zoti e urren atë?! Çfarë toke mund ta mbajë atë dhe cili qiell mund ta mbulojë atë...?!
Nga helmi, shërim (ilaç)
Ajetet pasojnë njëri pas tjetrit duke theksuar mëshirën dhe drejtësinë: “Allahu ju urdhëron që t’u jepni ama netin të zotëve të tyre dhe, kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë në mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. Allllahu dëgjon dhe sheh si veproni.” deri atëherë kur ajetet fillojnë të flasin rreth luftës, gjegjësisht deri tek ajeti i 74t: “Le të luftojnë në rrugën e Allahut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e Allllahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblim të madh.”
Çfarë mund të jetë lidhshmëria e ajeteve që flasin rreth luftës, me të drejtat e të dobëtve?
Kjo luftë është për shkak të realizimit të drejtësisë dhe sigurimit të drejtave të tyre, Allahu xh.sh. thotë: ”Ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftët: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! Nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!” Allahu xh.sh. e ka obliguar luftën me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njerëzve dhe sigurimin e drejtë sisë për ta.
Rreziku nga hipokrizia
Pas kësaj pason rrëfimi rreth hipokrizisë: “E ç ‘ndodh me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupesh? derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata?....”
Nëse e kuptuam shkakun e luftës, atëherë çfarë është shkaku i rrëfimit rreth hipokrizisë më pas?
Sepse rreziku i hipokrizisë është shumë i madh për shoqërinë, dhe përhapja e hipokrizisë shpie drejt humbjes (shkeljes) së të drejtave për shkak të së keqes së saj dhe për këtë duhet pasur kujdes të madh.
Ngrihu dhe lëviz
Në ajetet që u përmenden më herët, Kurani u drejtohej të fortëve, që të jenë të drejtë dhe të mëshirshëm ndaj të dobëtëve (të ligjve), kurse këtu kërkohet nga të dobëtit që të jenë pozitivë, në lëvizje dhe të mos nënshtrohen përballë ligështisë: “Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetes, u thanë: “Ku ishit ju? Ata thanë: “Ne ishim të paaftë në atë tokë!” (engjëjt) u thanë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut që të migronit në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit).“
Pse nuk keni lëvizur? Pse keni qenë të kënaqur me dorëzimin? “Vendi i tyre është Xhehenemi dhe sa vend i keq që është ai! Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë e fëmijët, që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).“, për këta nuk ka vështirësi, mirëpo ata që gjejnë dhe kanë mundësi për largim për të mos u përulur, për ta nuk ka arsye.
Zbukurohu me virtyte hyjnore
Pasojnë ajetet që flasin rreth mëshirës së Allahut xh.sh. ndaj robërve (njerëzve): “Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frikësoheni se jobesimtarët do t’ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.“ Pse ka ardhur shkurtimi i namazit në ajetet që flasin rreth mëshirës dhe drejtësisë?! Do të thotë që Allahu xh.sh. na përshkon me mëshirën e Tij, sikur do të na mësojë që edhe ne të jemi të mëshirshëm ndaj njerëzve, ashtu siç na mëshiron Ai në qiell, atëherë le të mëshirojmë ne ata që janë në tokë. Pastaj Allahu xh.sh. thotë: “All-llahu dëshiron t’ju lehtësojë (dispozitat).” dhe: “All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin..“ nga del në shesh madhështia e mëshirës hyjnore. O myslimanë, zbukuro jeni karakterin tuaj me këtë virtyt.
Pafajësia nga qielli
Pasojnë ajetet rreth drejtësisë ndaj pakicave jomyslimane në shoqërinë is lame, sepse mirësia nuk mund të ndahet, në mënyrë që dikush të privohet nga ajo.
Në kohën e Resulullahut s.a.v.s., një mysliman kishte vjedhur diçka, po për atë vjedhje akuzohej një çifut. Një tjetër mysliman vjen, edhe pse e di pafajësinë e çifutit, dhe dëshmon të pavërtetën se çifuti kishte vjedhur, duke tentuar ta ruante nderin e vëllait të tij. Atëherë Allahu e zbriti këtë ajet: “Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kuranin) me plot të vërteta, që të gjykosh në mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhtarët (mos u dil në ndihmë)...“, pastaj ashpërsohet edhe më shumë gjuha kundër vjedhësit: “Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hedh një të pafajshmi, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapur”.
Kësisoj Zoti dëshmon pafajësinë e çifutit për sa akuzohej. Kjo është kaptina en Nisa, kaptina e drejtësisë, mëshirës ndaj bashkëshortes, familjes, shoqërisë. Atëherë, a të vazhdohet edhe më tutje me padrejtësi dhe kokëfortësi!!!!
______________________
Fusnotat:
1. Transmeton, Tirmidhiu, Ebu Davud.
2. Transmeton Ahmedi
Amr Halid
Përktheu dhe përshtati
Jakup Çunaku