Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në AVUK, znj. Ilirjana Zymberajn.
Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.
Edhe znj. Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës bëjnë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1657097696.jpg[/IMG]