Ndërroi jetë Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Me dhembje të thellë morëm lajmin për kalimin në amshim të ish Kryetarit të KBI në Gjakovë, Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi.


Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (1949-2022)
(Biografi)

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi ka lindur në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedhi nga një familje me ndjenja të thella fetare e kombëtare.
Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Fakultetin e mjekësisë e ka kryer në Sarajevë në vitin 1973 me sukses të shkëlqyeshëm. Për suksesin e arritur gjatë studimeve është dekoruar me “Shenjën e Artë të Universitetit të Sarajevës”, si studenti më i suksesshmi dhe më i dalluari në këtë Universitet. Specializimin nga lëmi i mjekësisë interne e ka kryer në Sarajevë në vitin 1979 po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm dhe falënderim të veçantë.
Në vitin 1987 merr titullin e primariusit. Ndërsa në vitin 1988 në Universitetin e Novi Sadit mbron titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë.
Në vitin 2013 me hapjen e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë zgjidhet ushtrues detyre Dekani si dhe ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë.
Për punën e tij të palodhshme 40 vjeçare dhe kontributin në mjekësi u dekorua me Medaljen e meritave për popull, Mirënjohjen publike të qytetarit të merituar të Gjakovës, Shenjën e argjend dhe të artë të Kryqit të Kuq të Kosovës si dhe një varg mirënjohjesh tjera.
Prim.dr.sc.med. Ali F.Iljazi ka punuar në “Institutin Kombëtar të Mjekësisë së Punës”, në Gjakovë, ku edhe pensionohet në qershor të vitit 2014.
Krahas veprimtarisë mjekësore Dr. Ali Iljazi është marr me studimin e Kuranit fisnik nga këndvështrimi shkencor dhe shquhem si pionier i kësaj lëmie në trevat shqiptare.
Ka publikuar mbi 1000 punime shkencore të botuara në revistat: “Dituria Islame”, “Takvimi”, “Zgjimi Islam”, “Frymëzimi”, “Fjala e bukur”, “Hëna e re”, “Paqja”, “Gazeta Besa”, “Vepra”, “Drita Islame”, “Etika”, “Zaman”, “Emocioni”, “AlbIslam”, etj.
Ka realizuar me qindra emisione radiotelevizive Ka mbajtur ligjërata shkencore në të gjitha trojet shqipare si dhe në diasporë. Është paraqitur me tema shkencore në shumë kongrese në Kosovë, ish-Jugosllavi, Zvicër, Gjermani, Dubai, SHBA, etj.

Dr. Ali Iljazi ka qenë Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës dy mandate prej vitit 1988- 1992 dhe 1992 1996.
Po ashtu ka kryer edhe detyrën e imamit dhe hatibit ne Mejtepin e Halil Efendise dhe në Xhamine e Qylit. Këto punë dhe detyra, doktori i nderuar i ka kryer pa kurrfarë kompensimi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip