Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është ditën e shtune më 09 korrik 2022.
Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Kurban Bajramit.
Namazi i sabahut falet në ora 4.32 min. ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 5.43 min
Ditën e parë të Kurban Bajramit, më 9 korrik 2022, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë, si tradicionalisht organizon pritje për mysafirë nga ora 09:00 deri në ora 11:00.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin për shtim të mirëkuptimit, dashurisë për njëri tjetrin, për paqe e mirësi.
Me fat festa e Kurban Bajramit!