Çdo dele varet për këmbët e veta!

Behluli vizitonte çdo ditë tregtarët e pazarit dhe u jepte këshilla të ndryshme me një gjuhë të butë. Tregtarët fillojnë të shqetësohen nga kjo gjë e përditshme, një ditë shkojnë te Harun Rashidi dhe ankohen:
Tregtarët:"Behluli po na ndërhyn çdo ditë në punët tona, ai na këshillon por mjaft më, mos të na ndërhyjë, mëkatet dhe të mirat i kemi për vete. Çdo dele varet nga këmbët e veta."
Harun Rashidi thërret Behlulin dhe i tregon se çfarë kishte ndodhur. Ai i kërkon që të mos ndërhyjë më në punët e tregëtarëve.
Behluli nuk pergjigjet fare. Menjëherë shkon tek kasapi merr një dele të sapo therur dhe e var në mes të pazarit.
Tregtarët nuk i dhanë kuptim kësaj që po bënte Behluli. Të gjithë thanë se është i çmendur, çfarëdo që të bëjë për të është normale.
Me kalimin e ditëve, deles fillon t'i vijë erë e keqe. Pas disa ditësh era e keqe rëndohet shumë dhe tregëtarët të shqetësuar, shkojnë te Harun Rashidi: "Behluli vari një dele të prerë në mes të pazarit. Era e sajë ka kapluar gjithë pazarin, nuk marrim dot frymë nga era e rëndë.
Harun Reshidi bëhet shumë kurioz se pse Behluli kishte bërë një gjë të tillë? Ai thërriti menjëherë Behlulin dhe e pyeti, përse kishte bërë një gjë të tillë.
Behluli i thotë: "Çfarë dëmi shkakton delja aty? Ajo është e varur për këmbët e sajë."
Harun Reshidi: Ke të drejtë ajo është e varur nga këmbët e sajë por janë shqetësuar të gjithë nga era e saj e rëndë dhe për këtë arsye ata erdhën dhe u ankuan tek unë:
Behluli i thotë, kanë të drejtë era e sajë ka shqetësuar të gjithë pazarin dhe kanë të drejtë të ankohen por siç thashë ajo është varur nga këmbët e sajë dhe erën e ka për vete.

Pra nëse mendojmë se askush nuk mund të përzihet në mëkatin e askujt duke mos pranuar të këshillohemi mes njëri-tjetrit sepse çdo njeri e ka për vete, atëherë era (e keqja) e rëndë e atij mëkati do na kaplojë të gjithëve.



E huazaur ...


Artikulli i kaluar
Këshilla e mësueses
Artikulli radhës
Gomari nën lëkurën e luanit