KBIGJ mban takim me imamët e komunës së Gjakovës


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbajti sot takim konsultativ rreth mbarvajtjes së punëve fetare në komunen tonë dhe rreth çështjes së anëtarësisë.

Kryetari i Këshillit, dr. Valon Myrta, falënderoi përzemërsisht imamët për angazhimin e çmuar që japin në mësimin e besimit dhe të vlerave fetare e qytetëruese, si dhe nxiti për më shumë përpjekje për të qenë sa më afër besimtarëve.

Në takim u theksua me lëvdatë nisma e Këshillit të Gjakovës për të nderuar anëtarësinë tonë të rregullt duke ofruar për t’a falas të gjitha shërbimet fetare, mortore dhe administrative.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1664566040.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip