Drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan viziton KBIGJ-në


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, dhe Mushaviri për çështje fetare në Ambasaden e Turqisë Bunyamin Albayrak.

Kryetari Myrta së pari i shprehu mirëseardhje, e më pas e njohu atë me organizimin e jetës fetare dhe edukative që bën Këshilli në Komunen tonë. Kryetari Myrta falënderoi popullin e Turqisë, të cilët kanë kontribuar shumë për restaurimin e disa xhamive, duke theksuar kështu se besimtaret e Gjakovës janë shumë mirënjohës për këtë mirësi. Ai tha se bashkëpunimi i shkëlqyer i Kryesisë se BIK-ut me Dijanetin e Turqisë ka mundësuar përmirësimin e infrastruktures tonë dhe tashmë besimtarët kryejnë ritet fetare në ambiente shumë më komode, për çka edhe jemi falënderues.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan, falënderoi Kryetarin Myrta për mikpritjen dhe premtoi se bashkërisht me Kryesinë e BIK-ut do të punojmë për realizimin e shumë projekteve në dobi të vendit.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1664641109.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1664641129.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1664641144.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1664641250.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip