Kryeimami Sahiti, takoi ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Mohamed Mostafa Heider


Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, takoi sot ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë, shkëlqesinë e tij, Mohamed Mostafa Heider.
Kryeimami Sahiti falënderoi ambasadorin Heider për mikpritjen dhe e njohu atë me organizimin e jetës fetare në Kosovë.
Nga ana e tij, ambasadori Heider theksoi gatishmërinë e tij për të mbështetur avansimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve fetare të Egjiptit, siç janë Ministria e Vakëfeve të Egjiptit, Myftinia e Egjiptit dhe Universitetit Al Az'har në fushën e arsimit dhe ngritjes profesionale të kuadrit fetaro arsimor të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Me këtë rast, kryeimami Sahiti i dhuroi ambasadorit Heider librin e fundit të botuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, me titull "Egjipti flet me gjuhën e shekujve" të autorit të mirënjohur kosovar Elez Osmani, që tashmë jeton e vepron në Nju Jork të ShBA-ve.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip