Besimtarët myslimanë anekënd botës po shënojnë me aktivitete të ndryshme, Muajin e Mevludit- Ditëlindjen e Pejgamberit a.s., duke rikujtuar lindjen, jetën dhe misionin e të Dërguarit tonë të fundit të cilit iu shpall Kurani nga Allahu xh.sh.
Edhe në Kosovë me organizime të shumta, manifestime kulturore po shënohet kjo ngjarje e rëndësishme në historinë islame.
Këshilli i Bashkësisë Islame - Prishtinë organizoi manifestim kulturor me rastin e Natës së Mevludit, ku ligjëroi Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Ky program ishte i pasur me këndim nga Kurani, ilahi, kaside dhe ligjëratë.
Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren në xhaminë “Sinan Pasha” ka shënuar muaji i Mevludit me manifestim kulturor.
Me këndim të kuranit, ilahi, kaside dhe ligjëratë kushtuar jetës së pejgamberit a.s. u shënua kjo datë.
Ligjëratën kryesore e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
KBI Gjilan poashtu ka organizuar mevlud, me lexim kurani, ilahi dhe ligjeratë.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi program fetar për të shënuar ardhjen në këtë jetë të Pejgamberit alejhisselam, i cili u mbajt në xhaminë “Hadum Aga” në Çarshinë e vjetër.
Programi u pasurua me ilahi dhe pjesë nga mevludi, të kënduara nga imami veteran Esat ef. Rexha, kryeimami Visar ef Koshi, hfz. Safet ef. Hoxha dhe Muhsin Hoxha.
Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë organizoi një program modest të pasur me këndim Kurani, pjesë nga mevludi dhe ilahi ku prezentuan imamët së bashku me xhemat nga xhamitë e KBI-së.
Programi u përmbyll me dua- lutje nga kryeimami Enes ef. Goga.
KBI Mitrovicë organizoi program kulturor me temën “I Dërguari a.s. Edukator".
Përveç ligjeratës programi u begatua me lexim të Kuranit dhe Ilahive nga Kori i nxënësve të Medreses Alauddin në Prishtinë.
Këshilli i Bashkësisë Islame Ferizaj organizoi manifestim fetar në Xhaminë e Madhe në Ferizaj.
Programi ishte i pasur me lexim nga Kurani, fjalime përshëndetëse, ligjëratë, ilahi dhe pjesë të mevludit.
Kbi Podujevë mblodhi në Podujevë një numër të madh të qytetarëve të kësaj ane për të shënuar Ditëlindjen e Muhammedit a.s.
Përfaqësues nga KBI e imamë, nga Kuvendit Komunal, të partive politike, përfaqësues të Policisë si dhe KFOR-it, e poashtu organizatat e dalura nga lufta ishin pjesmarrës të këtij programi.
Përveç ligjeratës në këtë program u interpretuan pjesë nga mevludi dhe u kënduan ilahi.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime organizoi program fetar në xhaminë e fshatit Petrovë.
Para një numri të madh të pranihmeve u mbanë ligjerata dhe u kënduan ilahi duke shënuar kështu Ditëlindjen e pejgamberit a.s.
Këshilli i Bashkësisë Islame - Kaçanik , organizoi program fetar për të shënuar ardhjen në këtë jetë të Pejgamberit Muhamed a.s, i cili u mbajt në xhaminë “Koxha Sinan Pasha ” në Kaçanik.
Programi u pasurua me ilahi dhe pjesë nga mevludi, të kënduara nga Hafuzlerët nga Shkupi, të cilët sollën emocione të shumta.
Këshilli i Bashkësisë Islame - Dragash me rastin e ditëlindjës së Muhamedit (paqja dhe shpetimi i Zotit koftë mbi të), mbajti program rasti me këndim të Kur’anit, ilahive dhe pjesë nga mevludi sherif në xhaminë qendrore në Dragash.
Këshilli i Bashkësisë Islame Kamenicë organizoi manifestimin fetar me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s., në xhaminë qëndrore "Haxhi Gani Sermaxhaj",në Kamenicë.
Në këtë manifestim, kishte lexim nga Kurani, ligjëratë dhe pjesë nga mevludi.
Këshilli i Bashkësisë Islame - Suharekë organizoi manifestim me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm mysafir nga komuna e Suharekës, hoxhallarë me xhematë ku shërbejnë në xhamitë e Suharekës me rrethinë.
Në këtë program u kënduan pjesë nga Kurani, u mbanë fjalime si dhe u u kënduan vargjet nga mevludi dhe ilahi e kaside që i lexuan imamët.
Këshilli i Bashkësisë Islame - VITI organizoi një program te pasur me këndim Kurani, pjesë nga mevludi dhe ilahi në xhaminë "MEDINA" të Vitisë", ku prezentuan një numër i konsiderueshëm i xhematit.
Këshilli i Bashkësisë Islame-Drenas poashtu organizoi program kulturor “Muhamedi alejhi selam” në të cilin u ligjëruan dy tema “Muhamedi a.s Familjar” dhe “Muhamedi a.s Mësues”.
Ky program ishte i pasur edhe me Kuran e Ilahi.
Këshilli i Bashkësisë Islame - Rahovec organizoi program me rastin e muajit të Mevludit në xhaminë e “Çarshisë”.
Programi ishte i pasur me këndim kurani, ilahi e ligjeratë.
Programe të ngjashme për të shënuar këtë muaj të rëndësishëm për të gjithë besimtarët myslimanë, do të mbahen edhe në ditët në vijim në komuna tjera të vendit.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1665780423.png[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/22_1665780639.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/33_1665780695.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/44_1665780789.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1665780302.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1665780339.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1665780374.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1665780398.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/311296467_55343_1665780530.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/55_1665780815.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/311468950_55343_1665780584.jpg[/IMG]