Akademia e Kuranit “Hifdh Kids” shënoi aktivitet në përkujtim të Muhamedit a.s

Akademia e Kuranit “Hifdh Kids” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka realizuar një aktivitet me nxënësit e saj duke shënuar kështu Muajin e Mevludit- Ditëlindjes së Muhamedit a.s
“Muhammedi a.s - modeli ynë jetësor” ishte motoja që kjo akademi kishte zgjedhur për të përkujtuar shembëlltyrën e njerëzimit- Muhamedin a.s.
Mësueset Hfz. Rineta Nitaj dhe Hfz. Fatime Nitaj me disa prej grupeve te nxënësve të kësaj akademie rreth 70 prej tyre, organizuan një “mini kinema” në kushtet e klasave të Hifzit, duke e zbukuruar çdo detaj të klasës, që fëmijët ta shijonin më shumë filmin dokumentar të Pejgamberit a.s.
Mësueset zgjodhën këtë mënyrë përkujtimi për jetën e Muhamedit a.s, duke dashur që t’i motivojnë nxënësit dhe në të njëjtën kohë të arrijnë të marrin këto mesazhe:
- Të mësojnë më shumë për biografinë e Muhamedit a.s
- Nxënësit të shoqërohen më shumë me njëri-tjetrin në ambiente islame.
- Ndonjëherë jo vetëm ligjërimi ka efekte pozitive, dëgjimi shoqëruar me vështrim është shumë më efikas.
- Përmes komenteve të tyre përgjatë shikimit të filmit, përfituan shumë mesazhe frymëzuese nga jeta e Muhamedit a.s.
Ky aktivitet u mbyll me këtë dua nga të gjithë:
Duam që ditën e Gjykimit ta shohim fytyrën e ndritshme të tij, e me krenari t’i themi:
“O Resulullah edhe ne jemi nga bartësit e fjalës së Allahut që dërgove tek ne!
Të deshëm, të përmendëm, të përshëndetëm e punuam me fjalën tënde ende pa të parë, me shpresën që ditën kur të takohemi të të përqafojmë fort e të krenohemi që jemi umeti yt!”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip