Çfarë mbjellë, atë do ta korrësh

Një ditë, mbreti i mblodhi tre shërbëtorët e tij. Secilit prej tyre u dha nga një thes t’i mbushin me pemë e t’ia sjellin atij

“Do t’mi sillni të mbushura me pemë deri ne perëndim te diellit”, u tha mbreti atyre.

U nisen të tre me të njëjtin mendim që t’ia sjellin mbretit të tyre pemët më të mira.

Pas një rruge të gjatë panë një pemishte të mbushur me pemë të llojllojshme.

Të lodhur nga udhëtimi i gjatë, pa pas kohë që të pushojnë, filluan të mblidhnin dhe t’i mbushnin thasët shpejtë e shpejtë.

Njeri prej tyre, i cili e kishte emrin Dembel, tha me vete: "Ç’nevojë ka mbreti për pemët e mia? Vetëm me një urdhër, dhe do t’i vijnë pemët më të mira që i dëshiron. Pse të lodhem kot së koti, do t’i mbledh disa pemë nga toka çfarëdo që të jene, me krimba e pa krimba, e do ta mbush thesin sa me shpejt se po afrohet perëndimi i diellit. Mbreti ka shumë punë, dhe nuk besoj se do të ketë kohe t’i shikoje pemët nga thesi im.”
Kurse tjetri, i cili kishte emrin Hileqar tha: "Jam i sigurt se mbreti nuk do t'i klasifikojë pemët që do t’i mbledh, sepse thasët janë te njëjta, nuk do t'i dallojë se kush i ka mbledh dhe çfarë ka mbledh. Prandaj, në fund të thesit do t’i hedh disa pemë të kalbura, e pastaj mbi to do t’i vendos pemët më të mira. Kështu do ta mbush thesin sa më shpejtë se po afrohet perëndimi i diellit."
I treti, i cili e kishte emrin Besnik, tha:" Mbreti me urdhëroi, prandaj unë do t'i qëndroj besnik urdhrit të tij. Do të shëtis tërë kopshtin dhe do t’i zgjedh pemët më të mira, dhe me to do ta mbush thesin. Po shpejtoj, se po afrohet perëndimi i diellit."

Të tre u kthyen para perëndim të diellit, dhe dolën para mbretit me thasët e tyre të mbushura.

Mbreti urdhëroi secilin që ta zbraz thesin para vetit.

Dembelit iu nxi fytyra. Hileqarit iu zverdh. Ndërsa fytyra e Besnikut shndriste nga gëzimi ...

E njëjtë është edhe jeta jonë në marrëdhënie me Krijuesin. Të mundohemi t’i zbatojmë urdhrat dhe porosite e Tij të vyera, që të fitojmë shpërblime të shkëlqyera. Kush dembel dhe hileqar tregohet, nga të mirat e Zotit privohet.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi