Nënkolonelin Pellumb Hidri vizitoi KBI në Gjakovë


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon ef. Myrta, priti në takim Nënkolonelin, Pellumb Hidri me bashkëpunëtorë nga Komanda Rajonale e KFOR-it në Pejë.

Kryetari Myrta i uroi mirëseardhje dhe shprehu mirënjohjen e tij për misionin dhe përkushtimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, duke kontribuuar jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në fushat tjera të përbashkëta për të mirën e komunitetit.

Nga ana e tij, Nënkoloneli Hidri, falënderoi Kryetarin Myrta për pritjen dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin e këtij institucioni për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën.