Libri “Dispozitat e Agjërimit” i autorit Vehbi Sulejman Gavoçi dhurohet falas për qytetarë
Aktivitetetet për nder të muajit të Ramazanit kanë nisur qysh në ditën e parë të tij.
Nisur nga ajo se Ramazani njihet si muaj i leximit, sot u zhvillua një aktivitet ku u dhuruan libra falas për qytetarët.
Librin “Dispozitat e Agjërimit” nga autori Vehbi Sulejman Gavoçi e shpërndau mualimja Mihana Goga-Bekteshi, e cila ndër tjerash bashkëbisedoi me qytetarët rreth përmbajtjes së këtij libri.
Ata kishin interesim për përmbajtjen e librit dhe shprehen mirënjohjen e tyre për dhuratën.
Libri shtjellon dhe elaboron dispozitat e agjërimit në bazë të shkollës juridike hanefite.
Në këtë libër janë të përmbledhura normat dhe çështjet e agjërimit duke u mbështetur në argumente të qëndrueshme.
Artikulli i kaluar