Xhamia historike në Yunnan zhvishet nga pamja e saj islame

Në Kinë, vazhdon fushata për sinicizimin e xhamive duke ndryshuar stilin e tyre arkitekturor.

Kësaj radhe, xhamisë në qytetin, me shumicë myslimane, Nagu në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore iu hoq kupola dhe minaret dhe më pas u ridekorua në stilin kinez me faltore dhe tabela që lavdëronin Partinë Komuniste.
Xhamia Najiaying, ka një histori prej më shumë se 600 vjetësh. Vitin e kaluar, autoritetet shkatërruan me forcë pjesën e jashtme të xhamisë, duke shkaktuar konflikte midis muslimanëve dhe ushtrisë e policisë. Më 17 shkurt të këtij viti, përdoruesi i rrjetit Weibo "Red Robe Firefly" postoi dy foto, njëra ishte para rinovimit të xhamisë Najiaying dhe tjetra pas rinovimit. Shihen se dy minaret në të majtë dhe në të djathtë të xhamisë janë shndërruar në faltore të lashta kineze.
Qytetarët shpërndanë gjithashtu foto të një billbordi jashtë xhamisë Najiayin ku shkruhej: “Bindjuni partisë. Ji mirënjohës ndaj partisë.”

Një musliman që jeton pranë xhamisë Najiayin, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ndërtesa ishte rihapur pas një rinovimi të stilit kinez. "Është hapur tani," tha një banor vendas. “Ajo u rindërtua dhe kupola u shndërrua në një ndërtesë të stilit kinez.”