Ish-futbollisti spanjoll Jose Ignacio (Jota) Peleterio është konvertuar në Islam, këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një video inçizimi.
Vendimi i lojtarit për të ndryshuar fenë e tij u ndikua nga miqësia e tij me Kuvajtianin Faisal Buresli, të cilin Peleteiro e quan "një mik, partner biznesi dhe vëlla". Për të shqiptuar shehadetin (dëshminë islame të besimit), Peleterio madje shkoi me të në Kuvajt.
Ish-futbollisti tha se është “sa i lumtur dhe i fuqishëm” që është mysliman, duke shtuar se të bëhej i tillë ishte “momenti më i mirë” në jetën e tij dhe falënderoi Bureslin për këtë.
Peleterio shtoi se kur ka ngrënë darkë në shtëpinë e Bureslit, nëna e shokut të tij i ka servirur Peleterios një tortë ku shkruhej me krem "Mirëserdhe në Islam".
I lindur në A Pobra do Caraminal në Spanjën veriperëndimore, Peleterio luajti për Real Madrid Castilla, Celta Vigo, Eibar dhe Alaves ndërsa ishte në Spanjë. Ai ishte gjithashtu në Brentford, Birmingham City dhe Aston Villa në Angli.
Peleterio u tërhoq nga futbolli në vitin 2021.