Australia konsiderohet njëra prej vendeve më të suksesshme në Botë për sa i përket traditave dhe zakoneve të ndryshme shoqërore. Është vend demokratik dhe është i ndërtuar në bazë të normave ligjore. Ka ekonominë e çiltër dhe njerëzit janë të lirë në të.

Popullatën e Australisë e përbejnë njerëz nga 140 shtete të ndryshme, duke përfshirë këtu gjuhët më të rëndësishme të botës, traditat, kulturat dhe besimet e tyre.
Komuniteti i muslimanëve është pjesë përbërëse e shoqërisë së gjërë Australiane. Mesazhi i cili u dha nga Kryeministri në radion e Sidnejit, Mr Howard, tha: "Ne jemi të parët dhe më të rëndësishmit për të gjithë Australianet dhe në këtë program dëshiroj që të them se është shumë më rëndësi për australianët musliman si dhe për brezat Arab që të dëgjojnë nga unë, nga Kryeministri i tyre John Howard, se ju jeni pjesë e Komunitetit të Australisë ashtu siç jam edhe unë.
Sot, muslimanët janë duke u bërë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë bashkëkohore Australiane, duke përfshirë këtu edhe kultura e tyre të ndryshme.
Në statistikat e përgjithshme që janë bërë në Australi, në vitin 1996, është vërejtur një numër bukur i madh i muslimanëve australian.
Sipas statistikave të bëra, numri i muslimanëve australian arriti këtë shifër: 200.885. Ishte ky shtim rreth 161% brenda 15 viteve, ku numri i banorëve të Australisë në përgjithësi arriti në 21.7% po në të njëjtën kohë, pra shkaktar i këtij shtimi ishin muslimanët.
Këto ilustrime mund të jenë shumë të vjetra dhe jo të sakta.
Mirëpo disa vlerësime që janë bërë kohëve të fundit, vërtetuan se numri i muslimanëve australian arriti shifrën më shume se 300. 000.
Tani në çdo shtet dhe territor të Australisë gjinden Bashkësi Islame (shiko tabelën numër 1). Me rëndësi është se, më shumë se një e treta e muslimanëve australian, janë të lindur ne Australi (shiko tabelën numër 2).
Gjenerata e dytë dhe e tretë e muslimanëve australian, janë duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në sjelljen e muslimanëve të rinj nga kultura dhe sekte të ndryshme, si dhe nga mjedise të ndryshme kombësie dhe gjuhe, duke i bindur këta që ta përqafojnë islamin dhe t'i bashkohen familjeve Islame ne Australi.
Bashkësia Islame e Australisë, e përbëre nga 60 vende të ndryshme të botës, mund të themi se është plotësisht e forcuar dhe me një fjalë konkludojmë se, kjo bashkësi ka një histori të gjatë dhe të gjërë në shoqërinë e Australisë.
Bashkësia ka një diapazon të gjërë të organizimit rajonal dhe atij shtetëror, siç ka edhe në Shkollat dhe Xhamitë e tyre Fetare.
Muslimanet poashtu kanë kontribuar në fusha të ndryshme, përfshirë këtu përpjekjet shoqërore, ekonomike, kulturore, fetare dhe ato edukativo arsimore.
Qendra e Komunitetit organizativ përfshinë më shumë se 100 grupe të cilat paraqesin interesimin e muslimaneve në vend si dhe në sferën rajonale.
Mund të shtojmë se Këshilli Islam i cili është duke luajtur një rol vërtetë të rëndësishëm në shoqëri, si dhe Bashkësia Islame, kanë qenë të themeluara në të gjitha Shtetet dhe Territoret e Australisë. Të gjitha kanë qenë të bashkuara si një trup i vetëm dhe është emëruar me emrin "Federata Australiane e Këshillit Islam."
Në Australi janë dhjetë shkolla fillore Islame, si dhe 11 të mesme. Poashtu gjendet edhe Asociacioni i Studentëve Musliman, i cili kujdeset për Studentet që i përkasin Besimit Islam, si në kolegje poashtu edhe ne universitete. Njëherit ky Asociacion iu siguron aranzhim familjar studentëve të huaj musliman.
Australia tani ka përafërsisht 100 Xhami, kryesisht në pjesën jugore të Uellsit te ri.


• TABELA 1: MUSLIMANËT AUSTRALIAN
POPULLATA SIPAS SHTETEVE DHE TERRITOREVE

1 NEW SOUTH WALES 102 288
2 VICTORIA 67 047
3 WESTERN AUSTRALIA 12 583
4 QUEENSLAND 9 421
5 SOUTH AUSTRALIA 4 798
6 AUSTRALIAN CAPITAL TERRITORY 2 466
7 TASMANIA 807
8 NORTHERN TERRITORY 768
9 OTHER TERRITORY 707
10 PERFUNDIMISHT 200 885



• TABELA 2: MUSLIMANËT AUSTRALIAN
VENDET / PREJARDHJA SIPAS REGJIONEVE

1 AUSTRALIA 72 180
2 LIBANI 27 113
3 TURQIA 22 264
4 AZIA JUGORE 15 199
5 INDONEZIA 6 949

• Islami dhe Australia -Një Histori e Gjatë
Muslimanet në Australi posedojnë një histori të gjatë. Disa nga vizitorët më të hershëm të Australisë, para kohës së kolonisë Angleze, ishin musliman nga Indonezia Lindore. Mendohet se peshkatarët dhe tregtarët nga Ishulli Macassar vizitonin Australinë Veriore qysh nga fillimi i shekullit 16te. Mirëpo, ajo çka është më e rëndësishme, na jep të mësojmë se, muslimanët në këtë vend kishin ardhur nga Afganistani, me disa deve, në vitin 1800.
Këta drejtues të deveve, kishin luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen dhe zhbllokimin e territoreve brenda Australisë. Drejtuesit e deveve me vete kishin bartur studiues dhe zbulues të mençur, madje për hapjen e Islamit bartnin telegrafë dhe si mjet përdornin kuajt apo ecnin në këmbë.
Një numër i vogël i muslimanëve, poashtu ishin punësuar nga kolonitë Holandeze dhe Angleze, pra në Azinë Lindore dhe kishin punuar në Industrinë e Margaritarëve në Australi në mbarim të shekullit 19-të, si dhe ne fillim të shekullit 20-të.
Xhamia e parë e Australisë ishte ndërtuar në vitin 1861 në Marree, vend ky në veri të Australisë jugore. Xhamia e madhe e parë, ishte ndërtuar në Adelaide, në vitin 1890. Një Xhami tjetër ishte ndërtuar në Brokën Hill (New South Wales) ne vitin 1891.
Popullata e Australisë, kishte vurë themelin e saj të vërtetë të jetës islame moderne, në fillim të luftës së dyte botërore.
Ne mes të viteve 1947 dhe 1971 numri i muslimanëve ishte rritur nga 2704 deri në 22311, sikurse muslimanët e Evropës, kryesisht Turqit e ardhur nga Qiproja, të cilët gjetën dhe jetuan një jetë të re Islame në Australi. Poashtu edhe Emigruesit Libanez, filluan ta pranonin Islamin, sidomos pas trazirave dhe kryengritjeve civile që shpërthyen ne Liban ne vitin 1975.



Nga gjuha angleze: Fehim Xhafer Dragusha
Marrë nga: www.immi.gov.au


Artikulli i kaluar
Islami në Rumani
Artikulli radhës
Islami në Japoni