Ka lindur më 20. Qershor 1977 në Lubizhdë të Hasit, nga babai Bilbili dhë nënë Rrushja.
Mësimet e para i mbaroi në Shkollën fillore “Pjetër Budi”, të Lubizhdës në vitin 1992, kurse vitin e parë në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës e kreu me korrespodnecë.
Tri vitet e tjera i krey si nxënës i rregullt në paralelen e Medresesë “Alauddin” (në periudhën 1995-1998), por për shkak të rrethanave të luftës, nuk arriti t’i shtrohej provimit të maturës.
Më 12 prill 1999 “Te Gurrat” në Lubizhdë, forcat serbe arrestuan mbi 100 shqiptarë, dhe në mesin e tyre ishte edhe Abdullahu, me shtatë anëtarë të tjerë të familjes. Babai Bilbili, axhallarët: Abedini, Hysniu e Nijaziu dhe kushërinjët: Selimi dhe Shefqeti.
Të gjithë pastaj i dërguan në fshatin Kabash, ku i mbajtën tri ditë.
Më pastaj forcat serbe, një numër prej tyre i deportuan në Shqipëri, kurse për fatin e të tjerëve nuk është ditur deri në shtator të vitit 1999, kur në një varrezë massive në fshatin Planejë, u gjetën trupat e vrarë të shumë fshatarëve të Lubizhdës e të fshatrave përreth, në mesin e të cilëve u gjet edhe trupi i Abdullahut.
Sipas bashkëbiseduesit tanë, z. Murtez Muqajt, Abdullahu, së bashku me kushëririn e tij dhe shokun e klasës në merdese, Selimin, duket të jenë vrarë më 26 prill 1999.
Abudullahu ishte varrosur në Planejë, për t’u rivarrosur në “Varrezat e Dëshmorëve”, në Lubizhdë, më 26 shtator 1999.
Ka lënë pasardhës një djalë e një vajzë.
&t=7s