Kush është Selim Selimi ?

 


Selim Selimi kam lindur më 7 gusht  1978 në Belincë të komunës së Shtimes, nga babai Shaipi dhe nëna Hatixhja.
Katër klasë të shkollës fillore i ka mbaruar në shkollën fillore “Emin Duraku” të Belincës, kurse katër klasat e tjera në Shtime.
Shkollën e mesme “Naim Frashëri” e ka mbaruar në Shtime, në kohë që do t’u shtrohej me korrespodencë provimeve në medresenë e mesme “Alauddin”, të Prishtinës gjatë viteve 1993 – 1997.
Selimi gjatë viteve 1997 – 1998 ka punuar si myezin në xhamië e Shtimes.  Ishte nxënës i vitit të tretë kur në Zborc të Carralevës qenë krijuar njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në qershor ishte paraqitur në Zborc, ku kishte takuar komandantin e njësitit Milaim Beha. Aty, Selimi kontribuoi në hapjen e istikameve, kurse në gjysmën e dytë të qershorit shkoi në Krojmir, ku ndodhej një baxë e UÇK-së, në mënyrë që prej andej të nisej për Shqipëri.
Mqenëse ishte i ri nga mosha, e sistemuan në shtabin lokal të Krojmirit me disa bashkëmoshatarë të tijo, që punonin në kuzhinën ushtarake dhe ndihmonin në hapje e istikameve.
Gjatë muajve shtator-tetor 1998 Selimi hyri në radhët e UÇK-së në batalionin “Ruzhdi Salihu” të brigadës 121 “Ismet Jashari Kumanova”.
Disa herë kishte depërtuar në zonën Operative të Nerodimes, përmes shtabit të Rrancës, prej nga kontaktonte me të vëllanë, Ramizin.
Më 2 nëntor Selimi, së bashku me Ramadan Elshanin, Bashkim Krasniqin, Isa Ademollurin dhe dhjetëra luftëtarë të tjerë të batalionit “Ruzhdi Salihu” nga Krojmiri, u nisën për në Shqipëri.
Selimi ka rënë shehid më 14 dhjetor 1998 në Gorozhup, me grupi e Mujë Krasniqit.
Trupi i tij është gjetur tre muaj pas rënies, në fillim të marsit 1999 dhe qe varrosur aty.
Është rivarrosur në gusht të vitit 1999 në vendlindjen e tij, në Belincë, ku është ngritur lapidari i përbashkët i të rënëve të Luftës së UÇK-së, në të cilën bashkëluftëtarët e tyre kanë shkruar:
“Ne luftëtarët e UÇK-së nuk kursyem as jetën për lirinë e Kosovës. Gjaku jonë nderoi faqet e historisë kombëtare. Lavdi dëshmorëve të lirisë! Nga bashkëluftëtarët Belincë 13.06.2001.”
Selim Selimi është shpallur Dëshmor i Kombit më 6 mars 2000.