Gjenitë e harruar mysliman që botës i dhanë shumë

Tanja Rudezh

Para disa ditëve u ktheva nga vizita ime në Tunis, shteti më liberal arab. Për të parën herë në Tunis kam qenë në vitin 1991 kur shteti im Kroacia ishte në luftë, dhe atëherë kisha bërë shëtitjen më të paharruar të jetës sime.
Tash, 18 vite më vonë, duke iu falënderuar turizmit, Tunisi është bërë një prej vendeve më atraktive dhe më e përparuar madje edhe se Afrika Jugore shtetit më të zhvilluar të kontinentit të zi. Për më tepër, kur e kemi parasysh tensionin politik dhe kulturor midis Perëndimit dhe botës arabe islame, Tunisi është një vend që përfaqëson një Islam liberal ku turistët mund të qëndrojnë lirshëm aty.
Për shkak të ndarjeve dhe dallimeve midis botës krishtere dhe islame, ne kemi harruar që arabët na kanë dhënë numrat dhe gati për 700 vite me radhë kanë sunduar me shkencën në botë. Ky mendim më lindi në qytetin jugperëndimor të Tunisit në kufi me Algjerinë të quajtur Tozeur.
Ky qytet i cili është i njohur për plantazhet e palmave, njashtu është i njohur edhe për sistemin e ujësjellësit që e patë zbuluar matematicienti arab Ibën Shabat qysh në shekullin XIII.
Ibën Shabat i cili në Tozeur ka të ngritur një përmendore ka qenë njëri prej personaliteteve të shumta islame që për ne nuk është shumë i njohur. Më i njohuri prej shkencëtareve dhe dijetarëve islam padyshim se është Ibën Sina, mjeku i mesjetës. Vepra e tij e njohur “ Kanuni mjekësor” për 600 vite me radhë ka qenë vepër kryesore jo vetëm në Botën Islame, por edhe në Evropë. Ebu Rrahim el Biruni, një lloj Leonardo Da Vinçi mysliman, ka qenë matematicient, astronom, filozof, mjek, linguist, kimist dhe antropolog, ndërsa shumica e llogarisin si njeriun më të mençur të të gjitha kohërave.
Edhe pse nëpër shkolla mësohet se shkencëtari anglez William Harvey i pari në shekullin XVII e zbuloi qarkullimin e gjakut nëpër venat tona, kjo zbulim është meritë e Sirianit Ibën el Natisit, i cili para 400 viteve saktë e ka zbuluar rrjedhën e qarkullimit të gjakut.
Njashtu si zbulim i metodës shkencore të bazuar në vëzhgime e llogarisim shkencëtarin Frensis Bekon i cili në shekullin XVII punoi në këtë ide së bashku me shkencëtarin Rene Dekart, ky zbulim është i irakianit Ibën Hajs qysh në shekullin XI. Si themelues të teorisë së evolucionit gabimisht e llogarisim Çarls Darvinin. Themelues i vërtet i saj është Ebu Xhahid el Usman i cili në librin e tij “ Libri mbi kafshët” prezantoi idetë e para të seleksionimit natyror.
Nëse dëshironi që të njiheni me dijetarët arab mysliman, ju preferoj që të shikoni dokumentarin në Youtube për fizicientin Xhim el Khalila. Fëmijë i një iraniani dhe një anglikane, El Khalili ka qenë shpesh prezent nëpër mediat britanike në vitet e fundit të jetës së tij, dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbardhjen e shkencëtarëve dhe dijetarëve mysliman nëpër shekuj që i kanë dhënë mjaftë botës.


Përktheu: Hamdi Nuhiju