Dr Zakir Naik, me profesion doktor i medicinës, është ligjërues i njohur për islamin dhe religjionet komparative. Dr Zakir Naik sqaron pikëpamjet islame dhe eliminimin e ideve të gabuara rreth Islamit duke shfrytëzuar Kur'anin dhe hadithet autentike (thëniet) të Muhammedit a.s.
Dr Zakir Naik është i njohur për përpjekjet e tij në promovimin e unitetit, drejtësisë sociale, harmonisë dhe paqes duke përdorur ngjashmëritë që ekzistojnë brenda të gjitha shkrimeve të shenjta fetare si Bibla, Veda hinduse, Tevrati dhe Kur'ani i shenjtë.
Përveç TV paraqitjeve të shumta dhe ligjëratave publike, dr Zakir Naik shpeshherë është ftuar si ligjërues kryesor në tubimet e mëdha publike, ku ka tërhequr një numër të madh të shikuesve.
Stili i tij dinamik shpeshherë mban audiencën të përqendruar, duke përdorur, logjikën dhe arsyen e aplikimit të fakteve shkencore, si bazë për përmirësimin e mirëkuptimit mes njerëzve me qëndrime dhe besime të ndryshme.
Dr Zakir Naik është 45 vjeç. Ai është e njohur për analizat e tij kritike dhe përgjigjet bindëse në pyetjet sfiduese që vijnë nga publiku, pas ligjërimeve, debateve apo diskutimeve të tij publike.
Në 14 vitet e fundit, Dr Zakir Naik ka mbajtur më shumë se 1300 ligjërime publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Britani të Madhe, Arabi Saudite, Emirate të Bashkuara Arabe, Kuvajt, Katar, Bahrein, Oman, Afrikë të Jugut, Itali, Mauritani, Australi, Malajzi, Singapor, Hong Kong, Tajlandë, Guajanë (Amerika e Jugut), Trinidad, Maldive, Sri Lankë dhe shumë vende të tjera, përveç ligjërimeve të shumta publike që i ka mbajtur në Indi.
Ai, me mjaft sukses ka marrë pjesë në disa simpoziume dhe dialogje me personalitete të shquar të besimeve tjera.
Dialogu i tij publike me Dr William Campbell (nga SHBA), në temën "Kur'ani dhe Bibla në dritën e shkencës" të mbajtur në Çikago, SHBA, më 1 Prill 2000, ishte një sukses i madh. Dialogu i tij ndërfetar me të Hindu gurun e shquar Sri Sri Ravi Shankar në temën "Koncepti i Zotit në hinduizëm dhe Islam në dritën e Shkrimit të shenjtë", i cili u mbajt në Palace, Bangalore, më 21 janar 2006, u vlerësua shumë lartë nga njerëzit e të dy religjioneve.
Në numri 22 të 'Indian Express', në shkurt të vitit 2009, në listën e "100 indusëve më të fuqishëm të vitit 2009", në mesin e më shumë se një miliard banorëve të Indisë, Dr Zakir Naik u rendit në vendin e 82-të
Në një listë të veçantë të "Top 10 gurut shpirtërorë nga India", Dr Zakir Naik ka qenë i renditur në vendin e 3-të, pas Baba Ramdevit dhe Sri Sri Ravi Shankarit, si i vetmi musliman në listë.
Dr Ahmed Deedat, ligjërues i njohur i Islamit dhe religjioneve komparative, në maj të viti 2000 paraqiti plaketën, e cila i është caktuar dr. Zakir Naikut për arritjet e tij në fushën e Davetit (misionit) dhe studimit të religjioneve komparative me një mbishkrim të gdhendur: "Bir, për atë që ti ke bërë brenda 4 viteve, mua më janë nevojitur 40 vjet, për këtë falënderoj Zotin."
Dr Zakir Naik shfaqet rregullisht në shumë kanale televizive ndërkombëtare në më shumë se 200 vende të botës. Rregullisht është ftuar në TV dhe radio për të dhënë intervista. Më shumë se njëqind bisedime, dialogje, debate dhe simpoziume janë në dispozicion në VCD dhe DVD. Është autori i librit për Islamin dhe religjionet komparative.