“Bereqeti” vazhdon me shpërndarjen e pakove ushqimore për familje nevojtare
Ka vazhduar shpërndarja e pakove ushqimoren në kuadër të aksionit humanitar të organizuar nga “Bereqeti” në bashkëpunim me Qendrën e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare të Mbretërisë së Arabisë Saudite,
Mbi 500 pako ushqimore dhe 12.5 ton miell janë shpërndarë dje në komunat e Fushë Kosovës dhe Podujevës.
Çdo familje përfituese ka marrë një pako ushqimore dhe një thes mielli prej 25 kg, duke e çuar sasinë totale të miellit të shpërndarë në 12,500 kilogramë vetëm në këto dy qytete.
Ndërsa 1000 pako janë shpërndarë të shtunën në katër komuna, në: Lipjan, Shtime, Malishevë dhe në Rahovec.
Familjet që përfituan janë kategoritë e ndjeshme e shoqërisë përfshirë familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit pa përkujdesje familjare, nënat vetushqyese, veteranët e luftës, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet e margjinalizuara që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.
Ky aksion, që vjen në prag të muajit të Ramazanit, synon të ndihmojë familjet në nevojë dhe kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.



