Në Prizren mbahet punëtori mbi sfidat e veprimtarisë botuese të literaturës fetare
Më 22-23 shkurt, Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Dijanet-in e Turqisë, organizoi një punëtori mbi sfidat e veprimtarisë botuese të literaturës fetare, e cila u mbajt në Prizren.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësuesit e zyrave të Dijanet-it nga shtatë vendet e Ballkanit, ku diskutuan për dy ditë rresht, të ndarë në katër seanca, për nevojat e botimit dhe përkthimit, me theks të veçantë te veprat kapitale klasike islame, si dhe sfidat që ka sjellë teknologjia dhe inteligjenca artificiale.
Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, në paraqitjen e tij, theksoi nevojën e përkthimit të veprave kapitale të klasikes islame, veçanërisht atyre të doktrinës nga fusha e jurisprudencës islame – fikhut dhe të besimit – akaidit.
Kjo ishte punëtoria e parë e këtij lloji në nivel rajonal që u mbajt në Kosovë mbi zhvillimin e veprimtarisë dhe sfidat e veprimtarisë botuese islame.



Artikulli i kaluar