Vidhet një zmadhues zëri në një xhami në Vushtrri

 


Në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, një rast i pazakontë është raportuar se ka ndodhur në Studime të Ulët të Vushtrrisë.


Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur është vjedhur një zmadhues zëri brenda një xhamie.


Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.