Niset grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova për ta kryer haxhin

Besimtarët e Ferizajt, Gjilanit, Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit, të cilët kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë haxhin janë nisur sot drejt Mekës.

292 besimtarë nga këto katër vende sot në mëngjes janë përcjellë nga familjarët e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë.

Ky është grupi i dytë i besimtarëve që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për kryerje të haxhit, ndërsa grupet e tjera parashihen të udhëtojnë të hënën, respektivisht të marten. Këta, me lejen e Zotit, do të arrijnë në mesditë në Aeroportin e Xhides, ku edhe do të priten nga udhëheqësit e Haxhit të Drejtorisë së Haxhit të BIK-ut.

 


 


 


 

 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)