Përfundoi me sukses kursi nëntëmujor i mësim-besimit për djemtë në Xhaminë e Dardanisë


Përfundoi me sukses kursi nëntëmujor i mësim-besimit për djemtë në Xhaminë e Dardanisë, i cili filloi në shtator 2024 dhe zgjati deri në maj 2025.

Ky kurs, i cili kishte për qëllim edukimin fetar, moral dhe shpirtëror të gjeneratës së re, u zhvillua me përkushtim të vazhdueshëm nga nxënësit dhe me angazhim të palodhur nga imami i xhamisë, Sabit ef. Myrta.

Gjatë këtyre muajve, nxënësit patën mundësinë të mësojnë rreth bazave të fesë islame, sjelljes islame dhe vlerave etike.

Në përmbyllje të këtij kursi, si shenjë falënderimi për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e nxënësve, u organizua një ekskursion njëditor në disa prej vendeve të bukura të Kosovës.

Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë donatorëve që e mbështetën këtë iniciativë të dobishme. Kontributi i tyre i sinqertë ka qenë frymëzim dhe mbështetje e madhe për të gjithë pjesëmarrësit.

Nxënësit e dalluar:



Vendi parë: Enes Ademi 98 pikë

Vendi dytë: Muhamed Ademi 98 pikë

Vendi tretë: Elmi Tafoshi 89 pikë

 

Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe arritjet e tyre! Zoti ua shtoftë diturinë dhe ua bekoftë rrugën e dijes dhe të besimit!

 


 


 


 


 


 


 


 



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)