Një gjest i çmuar solidariteti në Skenderaj: Një person dhuron banesën për një familje në nevojë 


Skenderaj, 25 maj 2025 – Një akt i jashtëzakonshëm bamirësie ka ndodhur së fundmi në komunën e Skenderajt, ku një qytetar, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka dhuruar një banesë për një bashkëqytetar që ndodhej në gjendje të rëndë ekonomike dhe pa strehim. 
Ky veprim fisnik ka prekur zemrat e shumë qytetarëve dhe është mirëpritur me falënderime të veçanta nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj. Kryetari i KBI-së, Ibrahim ef. Hoti dhe Kryeimami Arbnor ef. Sinani, kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për këtë akt të ndritur të solidaritetit. 
“Siç kjo familje u bë strehë për një nevojtar, Zoti ua bëftë Xhenetin vendstrehim atyre që dhuruan këtë banesë,” thuhet në reagimin e KBI Skenderaj.