Arrin në Xhide grupi i tretë i besimtarëve kosovarë që morën rrugën për ta kryer haxhin

Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh e mirë në Xhide. 
Ata janë pritur nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe menjëherë janë nisur drejt Mekës, ku më pas edhe do ta kryejnë umren.