Udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Kryesisë së BIK, kanë mbajtur takim përgatitës me udhëheqësit e haxhilerëve nga Këshillat e BI-së

 


Me qëllim të mbarëvajtjes dhe ecurisë sa më të mirë të ditës së Arafatit, udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë mbajtur një takim përgatitës me të gjithë udhëheqësit e haxhilerëve nga Këshillat e BI-së.


Nga Drejtoria e Haxhit i njohën udhëheqësit e haxhilerëve në lidhje me përgatitjet e deritanishme për qëndrimin e haxhilerëve tanë në Arafat, si dhe për mënyrat dhe të vepruarit me haxhilerët e sëmurë. Ata po ashtu u njohën edhe me organizimin e programit fetar në Arafat.


Kujtojmë se dita e Arafatit është ditën e enjte, më 5 qershor, në të cilën gjithë besimtarët myslimanë që kanë vendosur ta kryejnë haxhin qëndrojnë në rrafshnaltën e Arafatit, duke bërë lutje e dua, nga mëngjesi deri në perëndim të diellit.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)