Kurban Bajrami të premten, më 6 qershor 2025


(Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 05:35)



Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025. 
Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Kurban Bajramit.
Namazi i sabahut falet në orën 04:20, ndërsa Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 05:35.
Me rastin e festës, ditën e parë, më 6 qershor 2025, Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës, si tradicionalisht organizon pritje urimi në zyrat e veta, nga ora 09:00 deri në ora 11:00.
Në këtë Kurban Bajram, lutemi që Zoti i Madhërishëm të pranojë sakrificat tona, të forcojë besimin tonë dhe të derdhë mbi familjet tona paqe, mëshirë dhe begati të pafund.
Ju urojmë nga zemra - Me fat, Kurban Bajrami!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)