Një burrë me flokë të thinjur hyn në sallën e Fakultetit të Arteve
Në ditën e parë të mësimit, studentët u ngritën, duke menduar se ai ishte profesori. Por ai zuri një vend midis studentëve të tjerë.
Pasi mbaroi ligjërata, studentët u mblodhën rreth tij, duke bërë pyetje.
Ai u tha atyre:
Unë jam këpucar, që riparoj këpucë!
Kam shtatë fëmijë, përfshirë: kontabilist, inxhinier, një djalë është oficer, një vajzë është farmaciste, mjekë dhe zyrtarë qeveritarë.
Në një mbledhje familjare, fëmijët e mi po flisnin
për një temë shkencore, kështu që unë u përfshiva dhe u bashkova në bisedë.
Një nga djemtë e mi më tha:
Babi, mos u ofendo, po flasim për një temë shkencore, dhe ti nuk e kupton!
Përgjigja e djalit tim më pikëlloi, por unë nuk iu përgjigja!! Të nesërmen, shkova dhe bleva librat e klasës së nëntë dhe fillova të studioja në dyqan pa e ditur askush.
Pastaj bleva librat e shkollës së mesme dhe i futa në dyqan. Vazhdova t'i studioja për tre vjet derisa më lejuan të jepja provimin. Aplikova dhe e kalova, dhe askush në shtëpinë time nuk e dinte.
Sot, kam filluar universitetin, dhe me vullnetin e Zotit, do t'i ftoj fëmijët e mi pas diplomimit për t'u thënë atyre:
Kjo është një Diplomë Universiteti, që mund t'i lejojë këpucarit që ju rriti dhe ju mësoi
të bashkoheni në bisedë.
Disa fjalë janë vërtet vdekjeprurëse!!
Pëtktheu: Mulaim Shehu