Jo gjithçka që shkëlqen është ari


Një herë, një mbret bleu dy skllevër. Njëri prej tyre ishte i pashëm, ndërsa tjetri kishte pamje të shëmtuar.
Mbreti urdhëroi që skllavi i bukur të shkonte të pastrohej. Pasi ai u largua, mbreti e thirri skllavin tjetër dhe i tha:
- Shoku yt më tha gjëra shumë të këqija për ty. Sipas tij, ti je hajdut dhe ke karakter të lig. A është kjo e vërtetë?
Skllavi, me qetësi e përulësi, u përgjigj:
- Shoku im është i bukur dhe jam i bindur se bukuria e jashtme pasqyron bukurinë e brendshme. Nuk mund ta besoj që një njeri me aq hijeshi të gënjejë. Nëse ai mendon keq për mua, ndoshta ka të drejtë - ndoshta me mua nuk është gjithçka në rregull.
Mbreti u mahnit nga urtësia dhe ndershmëria e këtij skllavi. Ai e kuptoi se bukuria e vërtetë nuk është në pamjen e jashtme, por në dëlirësinë e shpirtit.
Pasi u kthye skllavi i parë, mbreti e dërgoi edhe skllavin e dytë për t'u pastruar. Gjatë mungesës së tij, mbreti i tha skllavit të bukur se shoku i tij kishte folur keq për të.
Skllavi i pashëm shpërtheu menjëherë me fyerje ndaj shokut të tij:
- Ai është një gënjeshtar dhe një vagabond i poshtër!
Duke parë këtë reagim, mbreti kuptoi se skllavi me fytyrë të bukur kishte një shpirt të shëmtuar, ndërsa ai me pamje të shëmtuar mbante në vete një pasuri të madhe të karakterit dhe të urtësisë.


Ky rrëfim na kujton se bukuria është vetëm një fasadë. Jo gjithçka që shkëlqen është ari.
Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
"Ai që është i heshtur, është i suksesshëm!"
Gjuha është pasqyra e zemrës. "Secili njeri fshihet nën gjuhën e tij", kanë thënë të urtët. Ajo çfarë themi zbulon mendjen, zemrën dhe thellësinë tonë të vërtetë.


Mos u mashtroni nga bukuria e jashtme, sepse vlera e njeriut matet me mirësinë e fjalëve të tij dhe pastërtinë e qëllimeve. Zgjidhni të jeni të bukur nga brenda - aty ku vërtet jeton njeriu.


Artikulli i kaluar
Dhurata për torollakun
Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)