Është realizuar me sukses projekti i synetisë për 82 fëmijë nga qyteti i Gjakovës, përfshirë fëmijë me asistencë sociale dhe fëmijë jetimë.
Ky aktivitet u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë me Shoqatën "Bereqeti" - dega në Gjakovë dhe Prishtinë, si dhe me Shoqatën Ndërkombëtare të Mjekëve (AID) - dega në Konya, Turqi.
Falë këtij bashkëpunimi u krijuan kushte të sigurta dhe dinjitoze për kryerjen e synetisë, duke respektuar traditat fetare dhe duke mbështetur familjet që përballen me vështirësi ekonomike.
Falënderojmë përzemërsisht stafin e Spitalit të Përgjithshëm "Isa Grezda" në Gjakovë për ndihmën dhe përkrahjen e dhënë gjatë realizimit të këtij projekti.
Inshallah, edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me projekte që sjellin gëzim, dinjitet, si dhe shpresë e buzëqeshje në jetën e njerëzve në nevojë.