Shtëpia Botuese “Dituria Islame” pjesë e Panairit të Librit në Ulqin
Shtëpia botuese "Dituria Islame" do të marrë pjesë në edicionin e 24-të të Panairit të Librit- Ulqini 2025, i cili do të mbahet në Sheshin e Suvenireve, te Pazari i Vjetër i Ulqinit.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet më 27 korrik, në orën 20:00.
Në këtë panair pritet të marrin pjesë 50 shtëpi botuese nga rajoni, të cilat do të ekspozojnë një gamë të gjerë botimesh nga autorë të ndryshëm.
"Dituria Islame" do të përfaqësohet me 55 tituj, duke ofruar për vizitorët një përzgjedhje të pasur të literaturës islame.
Panairi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 18:00 deri në 24:00, nga data 27 deri më 31 korrik 2025.