Fshati i Ri i Vitisë bëhet me xhami të re
Fshati i Ri i Vitisë është bërë me xhami të re. Ky përurim u bë sot, në ditën e xhuma, me një solemnitet të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Vitisë.
Përveç besimtarëve të shumtë, në këtë hapje morën pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, kryetari i Vitisë, z. Sokol Haliti, përfaqësuesit e Këshillit të BI-së së Vitisë, si dhe donatori z. Ajet Doberjanca.
Programi filloi me leximin e disa pjesëve nga Kurani fisnik, teksa më pas vazhduan me fjalimet, duke uruar kështu për hapjen e kësaj xhamie.
Kjo xhami do të shërbejë si vend adhurimi, edukimi dhe bashkimi shpirtëror për të gjithë besimtarët dhe për gjeneratat e reja që do të vijnë.
Artikulli i kaluar