Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim imamin e Qendrës Islame Shqiptare në Karlsruhe dhe njëkohësisht kryetarin e Unionit të Qendrave Islame në Baden-Württemberg, Muhamet ef. Havollin.
Gjatë takimit u bisedua për forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes përfaqësuesve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani. Ndër temat kryesore ishte realizimi i projekteve të përbashkëta, si ai i zhvilluar gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, interesimi i mërgimtarëve për kryerjen e Haxhit përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe nisma të tjera të rëndësishme.
Drejtori Simnica shprehu mirënjohjen e tij për imamin Havolli dhe, përmes tij, për të gjithë besimtarët shqiptarë në diasporë, për kontributin e vazhdueshëm që japin si për vendlindjen në përgjithësi, ashtu edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti.