Udhëtimi i tretë i Dhulkarnejnit - në Veri
"Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes Perëndimit e Lindjes - nga Veriu). Derisa, kur arri ti në mes dy kodrave, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të të japim ty një kontribut (në formë tatimi), që të bësh një pendë midis nesh dhe atyre? Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më e mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmo ni me fuqi (punëtore) të bëj një pendë të fortë midis jush dhe atyre! Më sillni copa (të mëdha) të hekurit!" E kur i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: "Ndizeni-Fryjini!", e kur e bëri atë (hekurin) si zjarr (nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!" Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është mëshirë nga Zoti im! E kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën), e Premtimi i Zotit tim është (gjithnjë) i vërtetë." - (El Kehf, 92-98).(1)
Udhëtimi i tretë i Dhulkarnejnit - në Veri
92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes Perëndimit e Lindjes - nga Veriu).
Kurani famëlartë, libri më besnik në përcjelljen e ngjarjeve, na rrëfen se udhëtimi i tretë i Dhulkarnejnit ishte nga Veriu, do të thotë në mes Lindjes e Perëndimit. Ky udhëtim është përjetë suar edhe në ajetet 92-98 të kësaj sureje të bekuar, dhe mbase është udhëtimi i cili në mënyrën më besnike shpalos dijen, fuqinë dhe pushtetin e këtij sundimtari të devotshëm, i cili kudo që shkonte, sillte paqen dhe qetësinë mes njerëzve. Ka shumë hamendësime nga ana e historianëve dhe mufesirëve se cilat vende i ka synuar saktësisht ky udhëtim i tij i tretë, pra nga aspekti gjeografik. Njëri prej këtyre mendimeve, që duket të jetë më i përafërti, logjikisht, precizon se ky udhëtim ka qenë hapësira në mes Armenisë dhe Azerbejxhanit të sotshëm, ndonëse të vërtetën e di vetëm Allahu xh.sh. Fundja, emrat e këtyre vendeve nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe, por rëndësi ka vetëm përfitimi që ne mund të nxjerrim nga këto udhëtime të Dhulkarnejnit, prapa të cilëve fshihen urtësi dhe porosi të shumta.
93. Derisa, kur arriti në mes dy kodrave, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
Dhulkarnejni pasi që arriti në Veri, rrëzë dy maleve të thepisura gjigante, gjeti një popull primitiv, që po thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë, përveç gjuhës së vet, e madje askush nuk e kuptonte as gjuhën e tyre. Por, Allahu xh.sh. i kishte dhënë Dhulkarnejnit dituri dhe aftësi të tillë që të kuptonte edhe gjuhën primitive të këtij populli fatkeq. Ai e kuptoi mirë gjendjen e mjerë të tyre, sepse këta ishin rrethuar nga disa popuj tiranë e mizorë, të cilët gjatë ekspeditave të tyre shkatërronin çdo gjë para vetes. Nga konteksti i ajetit në fjalë kupto jmë se vendbanimi i këtij populli kishte qenë rrëzë dy kodrave të larta, të cilat njëkohësisht shërbenin si dy mburoja natyrale nga sulmet e kohëpaskohshme të armiqve të tyre.
94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mex huxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të të japim ty një kontribut (në formë tatimi), që të bësh një pendë midis nesh dhe atyre?"
Ky popull ardhjen e Dhulkarnejnit me ushtrinë e tij madhështore nuk e përjetoi vetëm si një çlirim shpirtëror, por në të njëjtën kohë edhe si rast që ai t'u ndihmonte kundër armiqve të tyre, Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, të cilët po shkretonin tokat dhe të mbjellat e tyre, duke i vrarë e plaçkitur, kohë pas kohe. Pikërisht për këtë arsye ky popull primitiv i ofruan Dhulkarnejnit edhe një lloj pagese, që ai t'u ndihmon te në ndërtimin e një pende në mes atyre dy maleve të larta që i kishin pranë, për të penguar depërtimin e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve në tokat e tyre. Por, a thua kush janë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, të cilët përveç që janë përmendur në Kuran janë përmendur edhe në disa hadithe të Pejgamberit a.s., si parashenja të mëdha të Ditës së Kiametit? A thua tashmë janë shfaqur, siç kanë pohuar disa dijetarë, apo do të shfaqen më vonë, kah fundi i botës, ashtu siç ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut? Janë këto pyetje që kanë nxitur kërshërinë e shumë dijetarëve nëpër shekuj.
Fatkeqësisht librat e moçëm janë të stërmbushur me israiljate dhe rrëfime groteske lidhur me prejardhjen e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, duke shkuar në ska jshmëri ekstreme për origjinën, numrin, pamjen dhe dukjen e tyre fizike, etj. Disa prej dijetarëve të mëhershëm, duke krahasuar shkatërrimet masive në njerëz dhe në djegien e librave nga ana e tatarëve dhe mongolëve, kanë menduar se pikërisht këta dy popuj mund të jenë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, por asnjë prej këtyre mendimeve nuk ka ndonjë bazë të fortë në shkencën e historisë.
Në anën tjetër, dijetarët muslimanë me kohë kanë tërhequr vërejtjen se trillimet e tilla në lidhje me Jexhuxhët dhe Mexhuxhët kanë ardhur kryesisht nga disa pjesëtarë të Ehli Kitabit,1 të cilët qëllim kryesor kishin futjen e hutisë në mesin e muslimanëve, duke u përpjekur që ata t'i largojnë sa më shumë nga rrëfimet e vërteta kuranore dhe nga hadithet autentike të Pejgamberit a.s. Dhe, dihet se një popull apo ymet që lëshohet në fantazi, imagjinata dhe legjenda, lehtë mund të rrëshqasë, duke humbur rrugën e arsyes e të logjikës, për të besuar pastaj në besëtytni e gjëra të kota, që janë larg nga kthjelltësia e Islamit.
Sidoqoftë, e shoh të udhës, që së paku në pika të 7 TEFSIR shkurtra të sjell disa mendime të dijetarëve në lidhje me Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, dhe atë në dritën e ajeteve kuranore dhe haditheve të vërteta të Resulullahit s.a.v.s.
Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, janë krijesa njerëzore sikurse edhe ne, dhe janë pasardhës të Ademit a. s, dhe Havasë bazuar në hadithin e Resulullahit s.a.v.s. të cilin e transmeton Imam Buhariu nga Ebu Seid el Hudrij r.a., në të cilin i Dërguari a.s. ka thënë: "Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kiametit): "O Adem", e Ademi do të përgjigjet: "Lebbejke ve Saadejke - Ja ku jam, të përgjigjem, o Zot! E gjithë mirësia është në Dorën Tënde!" Allahu do t'i thotë: "Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr!" Ademi do t'i thotë: "O Allah, sa do të jenë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr?" Allahu do t'i thotë: "Në çdo një mijë vetë, nxirr 999 (që do të futen në Zjarr)." Atëkohë fëmija do të thinjet, çdo grua shtatzënë do të hedhë barrën, dhe do t'i shohësh njerëzit si të dehur edhe pse ata nuk janë të dehur, por, në të vërtetë, ndëshkimi i Allahut do të jetë i rreptë." Shokët e pyetën: "O i Dërguari i Allahut, kush do të jetë ai "një" prej nesh (që do të shpëtojë nga Zjarri)?"Ai tha: "Gëzohuni për sihariqin, pasi një do të jetë prej jush (në Xhehenem) dhe një mijë do të jenë nga Jexhuxh- Mexhuxhët."(2)
Transmetohet nga Hudhejfe bin Usejd el Gafarij r.a. të ketë thënë: "Doli një ditë i Dërguari i Allahut tek ne, ndërsa ne ishim duke biseduar, e Pejgamberi a.s. na pyeti: "Çka po bisedoni?" Thamë: "Po bisedo jmë për Kiametin." Tha: "Kiameti nuk do të ndodhë derisa të shfaqen dhjetë shenja, dhe i përmendi Tymin, Dexh-xhallin, Kafshën, Lindjen e diellit nga perëndimi, Zbritjen e Isait a.s., Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët, Tri shafitjet e tokës: në Lindje, në Perëndim dhe në Gadi shullin Arabik, dhe e fundit, Dalja e një zjarri që do t'i tubojë njerëzit."(3)
Nëpër shumë libra të Tefsirit përmendet fakti se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë prej lozës së Jafethit, të birit të Nuhut a.s.(4)
95. "Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më e mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi (punëtore) të bëj një pendë të fortë midis jush dhe atyre!"
Pasi që banorët e atij vendi, ishin të gatshëm t'i ofronin Dhulkarnejnit, madje edhe një lloj pagese që ai t'ua ndërtonte një pendë të fortë në mes tyre dhe Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, ky mbret i devotshëm, ky prijës i urtë dhe largpamës, u tha: "Mirësitë që m'i ka dhënë Allahu janë shumë më të mëdha e më të shumta sesa ajo pagesë që ju mund të ma ofroni si kundërshpërblim. Shpërblimi im tek Allahu është i pakrahasueshëm me çfarëdo pasurie tokësore që më ofroni ju, sepse ajo është e zhdukshme dhe e përkohshme, kurse veprat e mira tek Allahu janë të përhershme, dhe shpërblimi i tyre është Xheneti. Prandaj, lëreni pagesën por më ndihmoni me krahët tuaj, d.t.th. me fuqi punëtore(5), që të ndërtojmë së bashku një pendë-digë gjigante nga hekuri, që ata të mos arrijnë ta kapërcejnë dot, derisa të dojë Allahu xh.sh.
96. Më sillni copa (të mëdha) të hekurit! "E kur i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: "Ndizeni-Fryjini!", e kur e bëri atë (hekurin) si zjarr (nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
Dhulkarnejni i urdhëroi të tubonin copa të mëdha hekuri, dhe me to filloi ta ndërtonte pendën, një të tillë që kurrë më parë nuk ishte ndërtuar nga dorë e njeriut. Fjala "zuburel hadid" nënkupton pikërisht copa apo blloqe të mëdha hekuri, që do të shërbenin për ndër timin e pendës. Pasi tubuan sasi të mjaftueshme dhe i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve të larta, i urd hëroi farkëtarët që të ndiznin zjarr të madh gjithandej murit, nga i cili zjarr i tërë hekuri u skuq. Sigurisht, dija që Allahu i kishte dhënë Dhulkarnejnit, erdhi në shpre hje edhe në këtë rast, sepse pasi përfundoi skuqjen e hekurit, tash urdhëroi t'i sillnin bakër të shkrirë, të cilin e hodhi sipër pendës së hekurt, tashmë të skuqur nga nxehtësia e madhe. Kur bakri i shkrirë depërtoi në çdo të çarë dhe vrimë të murit gjigant, ai u ngjesh aq fort dhe u bë shumë i lëmuar, sa që tashmë ishte e pamundur që Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, ta kalonin apo ta shponin.
Tashmë është e vërtetuar edhe shkencërisht, se kjo legurë, apo ky kombinim i hekurit me bakrin, është aq i fortë dhe i qëndrueshëm, saqë mund t'u rezistojë shekujve.
97. Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të.
Pasi përfundoi pendën e hekurt duke e lëmuar me bakër të shkrirë, Dhulkarnejni i siguroi popullin e atyre anëve se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët nuk do të mund ta kapërcejnë më atë pendë, e madje nuk do të arrijnë dot të shpojnë as edhe një vrimë, deri në momentin që do Allahu, e ai do të jetë pak kohë para Kiametit, për se flasin shumë hadithe autentike që na janë përcjellë në lidhje me çështjen e pendës dhe tentimeve të njëpasnjëshme të Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve për të dalë në anën tjetër të saj, për të bërë shkatërrime.
98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është mëshirë nga Zoti im! E kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën), e Premtimi i Zotit tim është (gjithnjë) i vërtetë.
Pasi që Dhulkarnejni e përfundoi ndërtimin e pendës gjigante, nuk u hoq me kryelartësi e mburrje para atij populli, por me përulësinë dhe modestinë më të madhe, tërë këtë sukses të tij ia atribuoi Allahut Fuqiplotë, duke thënë: "Kjo është mëshirë nga Zoti im."
Ai dëshiroi që ata njerëz primitivë t'i përudhte në rrugën e vërtetë, duke ua bërë të qartë se një ditë, të gjithë do të ringjallemi e do të dalim para Zotit të Madhërishëm për të dhënë llogarinë e veprave tona në këtë botë.
Në këtë ajet të bekuar, kemi edhe një paralajmërim për momentet e fundit të jetës në këtë Tokë, sepse nga frymëzimi hyjnor Dhulkarnejni e kuptoi se kjo pendë nuk do të mund të çahej e as të shkatërrohej nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët deri në prag të Kiametit. E kur të jetë afruar ky moment i vështirë, me lejen e Allahut, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do ta shpërthejnë barrierën dhe do të bëjnë shkatërrime të mëdha në Tokë. Premtimi i Allahut është gjithnjë i vërtetë, dhe dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve është një prej këtyre shen jave të mëdha të Kiametit. Në lidhje me shpërthimin e barrierës bën fjalë pikërisht ky ajet, i 98-të i sures "El Kehf": "E kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën)", si dhe ajeti 96 i kaptinës "El-Enbijaë": "Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh-Mexhuxhëve, dhe ata të zbresin me shpejtësi nga çdo bregore."
Ndërsa, hadithet e Pejgamberit a.s., që flasin në lidhje me këtë moment, do t'i përmendim në vazhdim:
Nё të dy Sahihët, përcillet nga Zejnebja, e bija e Xhahshit, se i Dёrguari i Allahut a.s. njё ditё kishte hyrё tek ajo mjaft i shqetësuar, duke thёnё: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut! Mjerё pёr arabёt nga e keqja qё u ёshtё afruar. Sot është hapur një vrimë nga penge sa-penda e Jexhuxhёve dhe Mexhuxhёve sikurse kjo (duke bёrё njё rreth me gishtin e madh dhe atё tregues tё dorёs)". Zejnebja, e bija e Xhahshit, e kishte pyetur: "O i Dёrguari i Allahut, a do tё shkatërrohemi edhe kur në mesin tonë ka njerëz vepёrmirё?" Ai tha: "Po, nёse shtohet shumё e keqja."(6)
Dhe hadithi tjetër që transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. e ky nga i Dërguari i Allahut thotë: "Vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët çdo ditë gërmojnë në pendë, dhe gati sa nuk i shohin rrezet e diellit, (nga ana tjetër), mirëpo udhëheqësi i tyre u thotë: "Kthehuni, nesër do ta vazh doni gërmimin." Kur kthehen të nesërmen e gjejnë atë edhe më të fortë se ç'ishte. (Ata vazhdojnë të gërmojnë kështu) Derisa të arrijë koha e (shfaqjes së) tyre, dhe Allahu dëshiron që t'i shfaqë-dërgojë ata tek njerëzit. Ata një ditë vazhdojnë, dhe për pak sa nuk i shohin rrezet e diellit, e udhëheqësi i tyre u thotë: "Kthehuni, nesër do të vazhdoni gërmimin, nëse do Allahu (inshaAllah).
Kur ata kthehen të nesërmen, e gjejnë vrimën në atë gjendje që e kishin lënë, pastaj (e hapin me lehtësi dhe) shfaqen para njerëzve, i pinë tërë ujërat, ndërkohë që njerëzit mbyllen në kështjellat e tyre të fortifikuara. Ata hedhin shigjetat e tyre nё qiell. Shigjetat u kthehen tё ngjyrosura me gjak (kjo është sprovë për ta), dhe thonё: "Ne mposhtëm banorët e tokës, e fituam edhe kundër atyre qё janë nё qiell." Atëherë Allahu u dërgon në qafat e tyre një krimb (të quajtur) "negaf"(7) dhe me të i vdes (mbytë), tё gjithё. "Pasha Atё nё dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, shtazët (egërsirat) e tokës majmen e ngazëllehen prej mishit dhe gjakut tё tyre!"(8)
Porosia e ajeteve: (83-98)
Mendimi i shumicës së dijetarëve (mufesirëve) rreth Dhulkarnejnit është se ai nuk ishte i Dërguar i Allahut, por një mbret i drejtë, i devotshëm dhe një prej evliave (të dashurve) të Tij.
Kurani famëlartë në të shumtën e rasteve ka heshtur ndaj emrave të individëve, por ka përmendur vetëm veprat e tyre. Kjo është një porosi për besimtarët që të mos lidhen ngushtë me emra njerëzish, por me veprat e përshpirtshme që kanë vlerë te Krijuesi ynë.
Allahu i kishte dhuruar Dhulkarnejnit zgjuarësi, larg pamësi, urtësi dhe forcë, që ta përhapte fenë e drejtë në pjesët më të largëta të tokës. Ushtria e tij ishte ndër ush tritë më madhështore që ka njohur ndonjëherë historia.
Dhulkarnejni nuk është Aleksandri i Madh, siç kanë pretenduar disa dijetarë, e as Kurushi persian, por sipas mendimit më të përafërt nga saktësia, ishte bashkëko hanik i Ibrahimit a.s. (Allahu e di më së miri).
Udhëtimet apo ekspeditat ushtarake të Dhulkarnejnit nuk kishin karakter pushtues e nënshtrues, por çlirim të popujve nga errësira e kufrit në dritën e imanit.
Veprat e përshpirtshme në sferën e bamirësisë, zgjasin përjetësisht, dhe deponohen në peshoren e veprave tona të mira në Ahiret. Një vepër e tillë ishte edhe ndërtimi i pendës nga ana e Dhulkarnejnit, i cili ndërtimin e saj e la vakëf, vetëm për hir të kënaqësisë së Allahut. Ky veprim i tij duhet të jetë shembull për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilëve Allahu u ka dhënë pasuri, pra që të mos ngurrojnë në vepra të tilla të mira, sevapi i të cilave zgjat deri në amshim.
Nga veprimi i Dhulkarnejnit, me ndërtimin e pendës, dhe mbrojtjen e asaj popullate nga sulmet e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, shohim domos doshmërinë ligjore, e cila e obligon sundimtarin, mbretin, kryetarin apo kryeministrin e një shteti, që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve të vet, me të gjitha mjetet dhe mundësitë ligjore.
Jexhuxhët dhe Mexhuxht janë dy popuj apo fise, pasardhës të Ademit a.s. dhe Havasë. Shkatërrimet dhe fesadi i tyre në tokë e shtynë Dhulkarnejnin që në mes të dy kodrave të larta të ndërtonte një pendë dhe ta pengonte daljen e tyre tek njerëzit e tjerë. Ata këtë pendë do ta kalojnë vetëm në prag të Kiametit, kur do të bëjnë shkatërrime të papara në tokë, dhe kjo është një prej shenjave të mëdha të Kiametit. Pas shkatërri meve që do të bëjnë, Allahu xh.sh. do t'i shkatërrojë të gjithë, përnjëherë. Pas shkatërrimit të tyre, në tokë do të mbretërojë një paqe e përgjithshme, e cila kurrë më parë nuk ka ekzistuar. Do të zhduket armiqësia mes njerëzve, sa që edhe shtazët e egra do të shoqërohen me njerëz dhe do të jenë të parrezikshme etj.
"Rredmi"apo penda, nënkupton një pengesë, apo mbase edhe një mur të fortë e të pakalueshëm, i cili është si një mburojë e pathyeshme. Kjo pendë në asnjë mënyrë nuk mund të jetë Muri i Madh kinez, siç kanë supozuar disa mendjelehtë.
Sundimtar i vërtetë mund të quhet vetëm ai që krahas guximit, fuqisë luftarake dhe ndërtuese, është i stolisur edhe me imanin e paluhatshëm në Allahun, dhe që udhëheq me drejtësi. Pa besim dhe drejtë si sundimtari shndërrohet në një tiran mizor e të pamëshirshëm.
Meqë Dhulkarnejni izoloi Jexhuxhët dhe Mexhuxhët me anë të pendës, kjo nënkupton ligjshmërinë e izolimit të fesatxhinjve dhe ngatërrestarëve në shoqërinë muslimane, duke i burgosur(9) e dënuar ata, sepse t'i lësh njerëzit e tillë të lirë do të shkaktoheshin përçarje e f itne në mesin e shoqërisë.
Fjalët e Dhulkarnejnit, pasi e përfundoi ndërtimin e pendës, ishin: "Kjo është mëshirë nga Zoti im!", e që dëftojnë për shpirtin fisnik që duhet pasur jo vetëm një sundimtar por secili besimtar. Ne duhet të jemi falënderues e mirënjohës ndaj Allahut për të gjitha mirësitë.
Fitneja apo sprova në sundim-pushtet është ndër sprovat më të mëdha. Mbrojtja nga kjo sprovë është sinqeriteti, përulësia ndaj Krijuesit dhe përkujtimi i ahiretit. Kur njeriu arrin të kuptojë se kjo botë është ka limtare dhe e zhdukshme, atëherë qëllimi i tij më i lartë është arritja e kënaqësisë së Allahut.
- Vijon-
_____________________
(1) Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, janë përmendur edhe në librat e tjerë qiellorë, në Tevrat dhe Inxhil, me emrat "Gog"
(2) Imam Buhariu (6530); Imam Muslimi (222).
(3) SahihuMuslim me koment të Imam Neveviut (18/70).
(4) (5) Mustafa ibn ul Adevijj Et-Tes'hilu li te'vili-t-tenzili-Tefsir suretu-l Kehfi fi sualin ve xhevabin, Tanta (Egjipt) 2004, f. 309.
(6) Transmeton Buhariu në Sahihun e tij - "Kitabul Enbijaë", Kreu: "Rrëfimi i Jexhuxhëve edhe Mexhuxhëve" (2/368), hadithi nr. (3346); Imam Muslimi në Sahihun e tij - "Kitabul Fiteni ve eshratu-s-Sa'ati", Kreu: "Afrimi i kohës së sprovave dhe hapja e Pendës së Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve", (4/2207), hadithi nr. 2-(2880).
(7) Krimba, tё cilёt zakonisht gjenden nё hundёt e deveve apo tё deleve.
(8) Hadith "sahih". E transmeton Ibn Maxhe në Sunenin e tij "Kitabul Fiteni" - Kreu: "Sprova e Dexhalit..." (2/1364), hadithi nr. 4080. Trans meton Imam Ahmedi në Musnedin e tij (2/510). Shih: Et-Tefsirul mevdui li suveril Kuran, v. 4 f. 391; Suneni i Tirmidhiut, 8/598.
(9) Imam Kurtubiu, El-Xhamiu li ahkamil Kuran, v. 9 f. 59.
Sabri Bajgora