Muhamed, emri më popullor në Angli dhe Uells në vitin 2025

Emri Muhamed ka zënë vendin e parë si emri më i popullarizuar për djemtë e porsalindur në Angli dhe Uells për të dytin vit radhazi, sipas shifrave të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Një total prej 5,721 foshnjash djem u emëruan me emrin Muhamed në vitin 2024, duke tejkaluar emrat Noah (4,200) dhe Oliver (3,100).
Sipas ONS variantet Mohammed (1,760, vendi i 21-të) dhe Mohammad (986 , vendi i 53-të) gjithashtu u shfaqën në mënyrë të spikatur në 100 vendet e para.
Emra të tjerë djemsh me origjinë islame të popullarizuar janë: Jusuf (i 68-ti, 762 foshnje), Musa (i 73-ti, 731) dhe Ibrahim (i 77-ti, 694). Vlen të përmendet se Yahya shënoi rritjen më të madhe në renditje midis emrave mashkullorë këtë vit.
Emrat mysliman u shfaqën gjithashtu në listën e vajzave, megjithëse jashtë dhjetëshes së parë. Merjem u rendit e 57-ta me 752 të porsalindura, ndërsa Fatima e 77-ta me 619.
Demografët e lidhin rritjen e vazhdueshme të emrit të Muhamedit -dhe të emrave të tjerë myslimanë- me popullsinë në rritje myslimane të Britanisë, e mbështetur nga imigracioni dhe normat më të larta të lindjeve brenda familjeve myslimane.
"Ky trend pasqyron si ndryshimin demografik ashtu edhe traditat e qëndrueshme kulturore", tha Dr. Aisha Rahman, specialiste në komunitetet myslimane britanike. "Emra si Muhamed, Merjem dhe Ibrahim lidhin brezat e rinj me trashëgiminë e tyre fetare."