Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.
Fillimisht u lexua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar. Më pas, u shqyrtua Raporti Financiar për periudhën janar-qershor 2025.
Gjatë mbledhjes u trajtuan edhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e institucionit, u paraqitën ide të reja dhe u morën vendime në përputhje me kompetencat e Këshillit.
Në përmbyllje, Kryetari falënderoi anëtarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e punës së institucionit.
Artikulli i kaluar