Sekretari Sadriu priti një delegacion nga Fakulteti i Shkencave Islame të Sarajevës
Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fakulteti i Shkencave Islame të Sarajevës, të udhëhequr nga prodekani i këtij fakulteti, prof. dr. Zuhdija Hasanović.
Sekretari Sadriu i uroi mirëseardhje mysafirëve dhe shprehu mirënjohje për vizitën e tyre.
Ai i njohu ata me punën dhe aktivitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vënë theks të veçantë tek institucionet arsimore që funksionojnë në kuadër të saj, siç janë medresetë dhe Fakulteti i Studimeve Islame.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës