Popullata e harruar myslimane, Rohingët

Gjatë hulumtimeve nëpër botën muslimane shpeshherë ndeshemi me imazhe jo të mira. Kur shikojmë Palestinën, Afganistanin, Irakun dhe Çeçeninë, atë që mund ta shohim është gjendja e mjerueshme e Ummetit.

Ndërkohë, këto vende janë shumë mirë të përcjellura nga mediat, dhe gjendja e tyre nuk mund të themi se është e panjohur. Por, ekzistojnë edhe muslimanë tjerë të cilët jetojnë nën presion dhe shtypje të vazhdueshme, e që këtë ne nuk e dimë. Muslimanët Rohingë nuk kanë arritur të marrin ‘publicitetin mediatik’, dhe nuk janë të njohur si muslimanët e shtypur në Palestinë dhe Kashmir. Shumica prej nesh nuk e dimë kush janë Rohingët.

Populli Rohing jeton në Burmën perëndimore, Mijanmari i sodit, në shtetin Arakan, i cili kufizohet me Bangladeshin. Origjina e tyre mund të përcillet deri te arabët, maurët, persianët, turqit, bengalët. Rohingët besojnë se janë pasardhës të popujve vendas të cilët disa shekuj më parë u konvertua në Islam. Megjithatë, qeveria mijanmare këtë kurrë nuk ka dashur ta pranoj, dhe nuk i ka pranuar si grup të veçantë etnik, por për ata përdorin termin "muslimanët bengal".

Përhapja e Islamit në Arakan (dhe zonat jugore bregdetare të Bangladeshit), ka ndodhur përmes detarëve sufi dhe tregtarëve. Janë mjaft të devotshëm, dhe te ata është e zakonshme që meshkujt të kenë mjekra, kurse gratë të bartin hixhabin. Muslimanët Rohingë janë të njohur në mbarë botën si njëra nga popullatat më të mëdha pa shtetësi në botë, rreth 30 për qind të popullsisë së përgjithshme të shtetit Arakan janë bengal, dhe popullata e tyre është në rritje. Ato përbëjnë grupin që ka shënuar historinë e kësaj zone, sepse në të kaluarën, si sulltanë të shquar, u kanë dhuruar qytetarëve një jetë të pasur kulturore, madje edhe në atë masë sa që kanë ndikuar në popullatën e shumtë budiste. Shtypja e tyre fillon prej lirimit të Mijanmarës nga kolonialistët anglez në vitin 1948, kur në atë vendi filloi të sundonte regjimi totalitar i cili vazhdimisht kërcënon popullatën muslimane të Arakanit.

Në Mijanmar jetojnë rreth 1.5 milion muslimanë Rohingë, ndërsa 1.5 milion tjerë jetojnë në vendet si Bangladeshi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, për shkak të shtypjes dhe persekutimit.
Rohingjët janë kryesisht fermerë.

Ndaj popullatës së Mijanmarit sundon regjimi brutal ushtarak i njohur si Këshilli i Shtetit për paqe dhe zhvillim (SPDC). Regjimi ushtarak rregullisht mbyll, torturon dhe vret qytetarët e vet në mënyrë që të ruajë sundimin. Ata shtypin dhe abuzojnë shumë pakica etnike, si Rohingët, të cilët shpeshherë përballen me përndjekje dhe persekutime. Atyre u janë ndaluar martesat pa lejen e shtetit, dhe kjo vlen vetëm për muslimanët, e jo, për shembull, për budistët të cilët jetojnë në Arakan. Ata ballafaqohen me tortura, përdhunim dhe skllavërim nëpër kampe. Muslimanëve Rohingë nuk u lejohet të kenë nënshtetësi, tokat u janë konfiskuar, dëbohen dhe vriten pa u gjykuar fare. Për udhëtim nga një pjesë në një pjesën tjetër të vendit atyre u nevojitet miratimi i qeverisë, të cilin zakonisht nuk e marrin, edhe ai që e merr duhet të jep ryshfet në një shumë të madhe. Atyre, gjithashtu, u është ndaluara vizitua e kryeqytetit të Mijanmarës, Rangun.

Gjenocidin më të madh e kanë përjetuar në vitin 1942, kur regjimi burman i asaj kohe kishte vrarë 100,000 njerëz, ndërsa mijëra prej tyre ishin detyruar të ikin. Vetëm në vitin 1997, ushtria ka shkatërruar më shumë se 40 xhami, ajo gjithashtu shkatërron vendet e shenjta, mbetjet arkeologjike dhe varrezat për të çrrënjosur trashëgiminë kulturore islame të Rohingëve. Tatimi është edhe një tjetër mënyrë e shtypjes: paguajnë tatim për martesë, kur mbledhin dru dhe bambus, kur regjistrojnë lindjet, kur raportojnë rastet e vdekjes, paguajnë taksa për bagëtinë, bile edhe në ndeshjet e futbollit. Shtatzënat muslimane duhet të regjistrohen dhe t’ju tregojnë fytyrën dhe barkun autoriteteve shtetërore.
Për shkak të kufizimeve të udhëtimit, studentët Rohingë përballen me jetën pa arsimim dhe edukim.

Udhëheqësit fetarë Rohingë maltretohen dhe torturohen, e nganjëherë detyrohen t’i rruajnë mjekrat e tyre, apo të lëshojnë dekrete jo-islame. Edhe situata për Rohingët që arritën të largohen jashtë vendit, gjithashtu nuk është e mirë. Për shembull, në Bangladesh ata jetojnë në kampe dhe u mohohet e drejtën për të punuar ose për të marrë ndihma. Në Bangladesh, sipas njohurive zyrtare, në kampe jetojnë rreth 28.000 Rohingë, ndërsa rreth 200.000 jetojnë ilegalisht jashtë kampeve. Në vitet e fundit, anijet që bartin Rohingë kapen nga ushtria tajlandeze në det, dhe pas disa ditësh të kaluara në paraburgim i kthejnë përsëri në anije. Gjatë këtyre udhëtimeve, dhe veprimeve të tmerrshme të ushtrisë kanë vdekur shumë burra, gra dhe fëmijë.
Vendet si Kina edhe më tej vazhdojë të mbështesin regjimin ushtarak në Mijanmar, e ne si muslimanë duhet të pyetem pse këtij regjimi i është lejuar të "lulëzojë" për kaq shumë vite. Muslimanët Rohingë thonë se duhet pyetur pse vendet si Bangladeshi edhe më tej heshtin, në shumë raste muslimanët i trajtojnë në forma të ndryshme që nuk dallojnë nga Mijanmari, dhe ndaj tyre sillen si parazitë të cilët duhet zhvendosur diku tjetër. Ushtria e Bangladeshit është jashtëzakonisht e shpejtë në mbështetjen e misioneve të OKB-së në mbarë botën (Bangladeshi është një nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të misioneve të OKB-së), por u mungon vullneti dhe mëshirë për t’i ndihmuar Rohingët.