Pak më shumë se gjysma e popullsisë janë latvias. Fetë kryesore janë Luteranizmi, Katolicizmi dhe Ortodoksizmi rus.
Muslimanët e Latvias për nga kombësia janë rus dhe latvias. Byroja Qendrore e Statistikave në vitin 2001 kishte të regjistruar shtatë grupe islame, ndërsa në vitin 2002 vetëm pesë. Grupet janë të ndryshme; nga Idel, një organizatë Islame e udhëhequr nga Rufia Shervireva, te Iman, një bashkësi latviane-çeçene e udhëhequr nga Musan Machigov.
Në një shtëpi në qendër të Rigës gjendët edhe Qendra Muslimane e Latvias. Brenda shtëpisë ndodhet edhe xhamia, El Iman. Ajo është e mbuluar me tapetë dhe në një kënd të saj ndodhet mihrabi, që tregon drejtimin e Mekës.
Sipas imamit të kësaj xhamie, sudanezit Maamoon Abas, në Latvia gjenden më shumë se 10 000 muslimanë. Historiani Vladislav Scherbeinsky beson se bashkësia e parë muslimane u themelua në Riga që në vitin 1902.
Një nga detyrat e QML-së është edukimi i njerëzve rreth Islamit. Kjo qendër islame shpreson se nuk është e largët dita kur në Riga do të ndërtohet një Xhami.
Poeti dhe përkthyesi latvias Uldis Berzins po punon mbi përkthimin e parë të Kur’anit në gjuhën latviane. Përkthimi po përkrahet edhe nga Latvijas Kulturkapitala Fonds, një agjenci shtetërore që jep fonde për projekte kulturore.