Unejs Shala nga Kosova mori çmim në Garën Ndërkombëtare të Kuranit që u mbajt në Mekë
Në ambientet e Qabesë në Mekë, gjatë periudhës 9-14 gusht, u mbajt edicioni i 45-të i Garës Ndërkombëtare të Mbretit Abdul Aziz, e cila fokusohet në memorizimin, leximin dhe interpretimin e Kuranit famëlartë.
Në këtë garë morën pjesë 179 garues nga 128 shtete të ndryshme, të cilët konkuruan në pesë kategori të ndryshme. Nga Kosova mori pjesë Unejs Shala, i cili arriti të renditet në vendin e pestë në kategorinë e tij, që kishte pesë pjesëmarrës.
Unejs Shala ishte gjithashtu i vetmi garues nga Ballkani që u shpall fitues në këtë kompeticion prestigjioz, duke i sjellë Kosovës një përfaqësim të veçantë në këtë skenë ndërkombëtare.
Artikulli i kaluar