Shtëpia Botuese "Dituria Islame" po mirëpret vizitorë dhe lexues nga të gjitha grupmoshat në Panairin e Librit në Tuz

 


Në kuadër të edicionit të gjashtë të Panairit të Librit që po mbahet në Tuz, Shtëpia Botuese "Dituria Islame" po mirëpret vizitorë dhe lexues nga të gjitha grupmoshat.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, "Dituria Islame" po prezantohet me një përzgjedhje prej 40 titujsh nga fusha të ndryshme, duke ofruar literaturë të pasur dhe të larmishme për të gjithë të interesuarit.
Sot shënohet dita e dytë e panairit, dhe të gjithë dashamirët e librit kanë mundësinë që, edhe në ditët në vijim, të vizitojnë stendën e "Diturisë Islame" për t'u pajisur me literaturën e nevojshme.
Panairi po zhvillohet në Sheshin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" dhe do të qëndrojë i hapur deri më 12 shtator.