KBI në Vushtrri, për nder të ditëlindjes së profetit Muhamed a.s. organizoi aktivitet fetar në sheshin e qytetit


 

Për nder të ditëlindjes së profetit Muhamed ﷺ, KBI në Vushtrri, sot organizoi një aktivitet fetar në sheshin e qytetit. Motoja e këtij aktiviteti ishte: "Ta njohim personalitetin e Profetit Muhamedﷺ"



Me rastin e kësaj dite, për qytetarët e Vushtrrisë kemi ndarë disa dhurata simbolike - (ujë, hurma, ëmbëlsira, libra, kartolina) si shenjë dashurie, respekti dhe solidariteti.



Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) na mësoi se "dhuratat e forcojnë dashurinë ndërmjet njerëzve". Duke ndjekur këtë mësim të çmuar, ne besojmë se edhe një gjest i vogël mund të sjellë gëzim të madh në zemrën e dikujt.



Këto dhurata mbartin në vete një mesazh të rëndësishëm: "Mirësia duhet të shpërndahet dhe besimi të përçohet me zemër të pastër."